AMANETI/Nana i afrohet Jamanit me prekje

Koraji shkon të vizitojë babanë e Aishes, i cili e pyet në mënyrë të drejtëpërdrejtë nëse Feriti futet ndonjëherë në atë shtëpi. Koraji e pohon dhe Selçuku menjëherë nxiton për në vendin e punës së Aishes, ku e kritikon atë si mos më keq.

Selçuku largohet ndërsa Aishen e ngushëllon Feriti, derisa e bind të shkojë në shtëpi e të flasë me të. Aisheja shkon dhe tenton t’i shpjegojë babait të saj se Feriti ka ndryshuar dhe se shpesh ua ka shpëtuar jetën, por më kot.

Fjala fundit e Selçukut është kushti që i vendos së bijës; ose Feritin, ose familjen. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, me ëndrrat e bukura që shikon me Jamanin, aq sa ia kap dorën këtij të fundit kur e zë gjumi në zyrën e tij.

Për të zhdukur gjurmët që ka rënë në dashuri me të, Nana telefonon Pinarin dhe sigurohet që Jamani t’a dëgjojë kur ajo e quan të bezdisshëm dhe mëse mizor.