AMANETI/Nana ofendon qëllimisht Jamanin

Nanën e zë gjumi në zyrën e Jamanit, ku dhe shikon ëndrra me të. Jamani i afrohet për t’a zgjuar por për shkak të ëndrrës, Nana ia kap dorën atij dhe i premton se nuk do ia mbathë asnjëherë më prej tij.

Sapo zgjohet, ajo kupton çfarë bëri ndaj dhe sajon një plan të shpejtë që t’ia heqë Jamanit mendimin se ajo e dashuron atë. Nana telefonon Pinarin dhe i flet për Jamanin duke përdorur fjalët “mizor,  i bezdisshëm”, gjë që e dëgjon edhe ai.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja, e cila befasohet nga ardhja babait të saj sërish në punë. Ai e gjen duke punuar me Feritin dhe e kritikon si mos më keq, duke pandehur se ajo është kthyer në Stamboll vetëm për të.

Aisheja mes lotësh i shkon nga pas dhe përpiqet t’i shpjegojë se Feriti ia ka shpëtuar jetën asaj dhe Doasë shumë herë por Selçuku i vendos kusht, të zgjedhë ose Feritin ose familjen e saj, sepse ato nuk e pranojnë.