PREMTIMI/Ferideja ia mbath nga shtëpia Emirit

Kumru shikon fustanin e nusërisë së Narinit dhe nga xhelozia për të, e vesh për të fotografuar veten. Sapo dëgjon hapat që po afrohet Narini, ajo del fshehurazi nga dhoma por nga nxitimi, i bien perlat e fustanit në tokë.

Narini shkel në to pa i parë dhe nga afërsia me shkallët, ajo rrëzohet e bie pa ndjenja. Kumru panikoset dhe nuk vepron dot pa hequr fustanin. Ndërkohë në shtëpi vjen Kemali dhe me nxitim e dërgon Narinin në spital.

Atje, ai tronditet kur mëson se gjendja saj është e rëndë pasi ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Ferideja e pikëlluar me lajmin e humbjes së vëllait të saj.

Ajo largohet nga shtëpia pa i thënë njeriu ndërkohë që kunata saj derdh lot krokodili sepse ka qëndruar me vëllanë e Feridesë vetëm për t’i zhvatur paratë që ajo e dinte se të sëmurit nuk do i bëni dobi aspak.