Zonjal Ilknur dhe bashkëshorti saj tronditen kur mësojnë se fëmijët jo thjesht janë jetimë por edhe vuajnë për kushtet më minimale të jetesës. Duke vënë dorën në zemër, ato u trokasin në mëngjes me dhurata të panumërta për to.
Fëmijët i falenderojnë pafund dhe për më tepër i gëzohen faktit që nuk do vuajnë aq shumë në atë të ftohtë. Ashtu të gëzuar, ato rikthehen në shkollë, ku Ajbykeja do pranojë të pajtohet me Berkun, pasi ai pranon 3 kushte nga ajo.
Paralelisht, nëna e Ajbykesë vazhdon punën fshehurazi tek nëna e Berkut, të cilës dhe i tregon se natën e kaluar, Resuli ka qenë rreth e rrotull lagjes së tyre. Në momentin që flasin, Resuli po e merr Suzanën nga shtëpia me makinë.
Asaj i derdhet kafe mbi fustan dhe për të mbërritur në mbledhje, nuk kthehen dot në shtëpi. Resuli ngulmon që t’i blejë një fustan Suzanës dhe në atë butik rastësisht i shikon edhe Inxhi. Ajo lajmëron Nebahatin dhe kjo e fundit menjëherë përhap lajmin.