Çapkëni i pasur/ Sejrani i tregon Halis Agës të vërtetën

Feritit i është zënë pritë nga daja i Serdarit i cili është i betuar për hakmarrje ndaj tij. Teksa po qendron me Kazimin në rrugë ai arrin të kapë Feritin i cili ndodhet totalisht i papërgaditur nga kjo gjë.

Mes tyre nis një sherr i madh ku pas të gjithë asaj përleshje mbetet i plagosur vetëm Kazimi por që jashtë rrezikut për jeten. Mirëpo në të njëjtën kohë në shtëpi po ndodh hataja.

Halis Aga merr vesh nga Serjani se në dhomen e saj të gjumit, Feriti ka sjellë një femër tjetër. Edhe pse Ifakati tenton ta ndalojë Halisi inatoset keq po nuk i del as koha të reagojë në moment. Sakaq, Feriti i telefonon ato duke u thënë se po shkojnë në spital.

Ata nixtojnë të gjithë dhe menjëherë lënë shtëpinë për tu drejtuar drejt spitalit kur mesa duket Kazimi është jashtë rrezikut për jetën. Në korridoret e spitalit Feriti ia thotë në sy të gjitha gjyshit të tij. Pranë tyre ndodhet dhe Abidini dhe Orhani dhe papritur ai që fajësohet për gjithçka ndodhi është Abidini.