AMANETI/ Aisheja zgjohet nga koma

Teksa përgatiten për tu larguar në udhëtim sëbashku, Nana filmon veten, Jamanin dhe Jusufin. Mirëpo ajo çfarë i bën përshtypje Nanës është shikimi që Jamani i jep asaj teksa ajo largohet.

Edhe pse e sikletosur nga ajo situatë ajo nuk arrin dot ta shmangë Jamanin pasi ky i fundit i kërkon asaj për ta çuar tek dentisti, që i duhet të jetë aty me patjetër. Sakaq, në të njëjtën kohë Ajnuri ka nisur intrigën e radhës ndaj tyre.

Pikërisht kjo e fundit për të ndaluar me çdo kusht udhëtimin e tyre drejt vendlindjes së Nanës, pikërisht kësaj të fundit ia fsheh pasaportën dhe karten e identitetit.

Ndërkohë lajme të mira ka për Aishenë e cila për fat zgjohet nga plagosja që pësoi. Kur ajo zgjohet ajo ka pranl vetes të gjithë njerëzit e saj të familjes. Mirëpo kur ajo dhe motra e saj ngelin vetem i kërkon që ti tregojë se Feriti është babai i Doasë.