AMANETI/Ajnuri thur ligësinë e rradhës

Nana filmon jo vetëm veten dhe Jusufin por edhe Jamanin, në rrëfimin që bëjnë, para se të nisen në udhëtim. Ajo që çudit Nanën teksa shikon çfarë ka filmuar, është pikërisht shikimi i Jamanit ndaj saj, në një moment kur ajo nuk e ka pasur mendjen.

E ndikuar nga ai, ajo të nesërmen bën çdo gjë për t’a shmangur por nuk ia del dot, sepse Jamani ngulmon që ajo të shkojë tek dentisti, ku ka nevojë të paraqitet menjëherë. Në mungesë të tyre, Ajnuri thur ligësinë e rradhës.

Që t’ua pengojë udhëtimin për në vendlindjen e Nanës, Ajnuri ia fsheh asaj pashaportën dhe kartën e identitetit. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja, e cila për fat, ia del të zgjohet.

Pranë vetes ka të gjithë familjen, në mesin e të cilëve është edhe Nesheja, e cila sapo mbesin vetëm për vetëm, i kërkon motrës së saj që me patjetër t’i tregojë Feritit të vërtetën, se është babai i Doasë.