PREMTIMI/Kumru aksidentohet për shkak të Narinit

Semihu arrin t’a bëjë sërish xheloz Emirin duke ofruar një tjetër rast për ku mund të largohet vetëm me Feridenë, mirëpo kjo e fundit refuzon të shkojë për shkak të Jigitit. Brenda ditës, Emiri gjen formën për të shkuar atje me Feridenë.

Sëbashku, ato gatuajnë për fëmijët e pastrehë, ndërkohë që Oja, e cila mëson se ato janë vetëm për vetëm, nevrikoset së tepërmi. Gjatë asaj kohe, Songyli po shtron terrenin në anën tjetër, duke takuar fshehurazi Xhavidanën.

Ajo kërkon të dijë si është marrëdhënia mes saj dhe Hikmetit dhe ia del të bindet se asgjë nuk mund të ndodhë më mes tyre. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini. Ajo e poshtëron Kumrunë për çfarë ka bërë Kumruja dhe të gjithë shokohen.

Kumru ia mbath por Narini nuk e lë me aq, ndaj vrapon për t’a zënë. Vrapimi tyre jashtë shtëpisë, bën që Kumru të mos e shikojë ardhjen e një makine dhe aksidentohet, aq sa përfundon në sallë operacioni.