Çapkëni i pasur/Kazimi sakrifikon veten për Feritin

Daja i Serderit nuk ndalon me hakmarrjen e tij të kotë, prandaj e zë pritë Feritin teksa qëndron me Kazimin në mes të rrugës. Një sherr i madh fillon mes tyre dhe në përfundim, plagoset vetëm Kazimi, mirëpo pa rrezik për jetën.

Gjatë asaj kohe, në shtëpi po plas një bombë e madhe. Sejrani i tregon Halis Agës të vërtetën, që në dhomën e saj të gjumit, Feriti ka sjellë një femër tjetër. Ifakati tenton t’a ndalojë, por më kot. Halisi tërbohet i tëri por nuk i del koha të reagojë.

Ato marrin një telefonatë nga Feriti, që u tregon se po shkojnë në spital. Me nxitim, të gjithë dalin nga shtëpia dhe mbërrijnë në spital, ku qartazi shikohet se Kazimi nuk ka asnjë lloj rreziku për jetën.

Në koridorin e spitalit, Feriti rrëfen gjithçka para gjyshit të tij. Ato kanë pranë vetes edhe Orhanin e Abidinin dhe fare papritur, Abidini fajësohet për gjithçka që ndodhi.