Ajla bie pre e kurthit të Akifit dhe i gëzohet miratimit të kompanisë së saj dhe Nebahatit, në tregëtinë e kremrave për fytyrë. Ashtu si Ajla dhe Nebahati, edhe Suzana bie pre e Akifit, duke pranuar si dhuratë që kompania të jetë në emër të saj.
Përveç Suzanës, edhe Harika që sapo ka dalë nga burgu, gëzohet shumë dhe as që dyshojnë ndopak tek qëllimi që Akifi mund të ketë. Ashtu si Harika, edhe vajzat e tjera dalin nga qelia ku po mbaheshin të mbyllura.
Brenda fare pak ditësh pas daljes së tyre, vjen Dita e Nënës. Fillimisht, Omeri me Asijen dhe Emelin lëndohen nga entuziasmi që Ogulxhani ka, por Omeri me Emelin gjejnë formën për t’a kthyer hidhërimin në gëzim.
Në mungesë të nënës së tyre, Emeli me Omerin surprizojnë Asijen në Ditën e Nënës, duke i thënë se përkushtimi saj në familje ka qenë si i një nëne për fëmijët e saj.