Nebahati e paralajmëron Suzanën se Akifi nuk i dhuron askujt asgjë pa e pasur një plan në mendje. Pa kaluar vetëm pak minuta, Suzana arrestohet për borxhet që kompania nuk ka likujduar. E tmerruar, Harika e qëllon me shuplakë Akifin.
Ajo largohet që aty mes lotësh, pasi nëna saj largohet mes prangash. Shumë shpejt, Harika e gjen veten para Omerit, duke i kërkuar atij me përulje që t’a pranojë në strehën e tij. Pa asnjë dyshim, Omeri e pranon.
Por ato nuk mjaftohen me aq. Sëbashku shkojnë të takojnë Suzanën në burg, për t’i dhënë sadopak forcë. Që aty, marrin rrobat e Harikës nga shtëpia e Akifit, i cili po humbet toruan, pasi mëson se Suzana do e ketë të vështirë të dalë nga burgu.
Paralelisht, ndodhet Orhani. Ai trishtohet shumë nga situata tij familjare por Gonyli nuk e lë të qëndrojë gjatë i trishtuar. Ajo e fton të dalin në një restorant me muzikë dhe Orhani pranon.