PREMTIMI/Emiri kërkon që Ferideja të jetë nëna Jigitit

Kumru nuk pranon në mënyrë absolute që të shkojë në Gjermani, sidomos pasi mëson se Kemali nuk do i shoqërojë. Megjithatë, nëna saj dhe e Narinit, zonja Mynever, nuk heq dorë assesi.

Ajo e gjen formën dhe e detyron Kumrunë që të pranojë, por sërish nuk mjaftohet me aq. Për hir të lumturisë së Narinit dhe Kemalit, Mynevveri ia fsheh pashaportën Narinit, në momentin e fundit.

Sakaq, në shtëpinë e vëllait të Kemalit, tek Hikmeti, ligësitë nuk kanë të sosur. Zonja Songyl zë poshtë vetes Melikenë, të cilën e xhelozon shumë për shkak të konsideratës që Hikmeti ka për të, ndaj dhe nis t’ia vështirësojë jetën qëllimisht.

Ndërsa djali i shtëpisë, Emiri, merr me vete të birin, Jigitin, si dhe Feridenë. Të tre sëbashku shkojnë në një shtëpi modeste ku Emiri e surprizon pafund Feridenë, duke i kërkuar të jetë nëna e djalit të tij.