Ahmeti vendos të largojë punonjësen e tij nga shtëpia, sepse ka frìkë se ajo do e mësojë që ka Arzunë në shtëpi. Punonjësja tij ngulmon se nuk dëshiron të largohet për asnjë ditë sepse ka nevojë për punë por ai ia paguan ditët që i jep pushim dhe kështu ajo largohet. Gjatë kohës që Ahmeti mundohet për Arzunë, drejtor Eroli merret në pyetje nga Emreja, në kòmisariat. Emreja është i bindur se ai ka gisht në arràtisjen e Arzusë por nuk ka asnjë provë për këtë, ndaj dhe nuk e mban dot më gjatë Erolin aty.
Në anën tjetër ndodhet Zejnebi ,e cila bashkë me Sinanin dhe Alpin me Bahriun, mbesin gojëhapur para Selenës, vajzës që pretendon të jetë kushërira dhe kùjdestarja e Sudes. Ajo ngulmon se do të kishte qenë vetë kùjdestarja legjìtime e Sudes nëse Sabriu do ishte informuar se Sudeja e ka një kushërirë. Madje, ajo ka filluar procesin gjýqësor për të qenë kùjdestarja e Sudes, duke dòrëzuar në gjýkatë argumente të ndryshme, siç është gjendja e rènduar që ka pasur Sabriu në ditën e tij të fundit.
Ajo pretendon të vërtetojë se ai nuk e ka pasur mendjen të shëndoshë mjaftueshëm sa për të vendosur për të ardhmen e vajzës, se kush do kujdesej për të, ndërsa për Zejnebin, alùdon se ajo e kërkon kùjdestarinë e Sudes vetëm për të gëzuar paratë që ka përfituar. Pas atyre fjalëve, Zejnebi e urdhëron të zhdùket nga shtëpia saj por para se të largohet, ajo lë kàrtën e avòkatit që ka pajtuar për atë çështje. Bahriu dhe Alpi frìkësohen kur shikojnë emrin e avòkatit që ajo ka marrë, sepse ai është tepër i aftë.
Sipas tyre, ai nuk e merr përsipër një gjýq nëse nuk është i bindur se do fitojë dhe për më tepër, ai është tepër i shtrenjtë, ndaj Seleni duhet të ketë edhe paratë e saj. Sinani e largon Zejnebin nga ajo situatë, duke i kërkuar të caktojnë një vend për muaj mjali pas martese. Gjëja parë që Zejnebi bën, është të telefonojë Ahmetin për t’i thënë se do ia lërë atij fëmijët në fundjavë. Arzuja entuziasmohet dhe i betohet Ahmetit se nuk do dalë fare nga dhoma saj, mjafton që t’a pranojë kërkesën e Zejnebit e t’ia dëgjojë zërin Elifit, gjë që Ahmeti e aprovon.