Aisheja e trembur pas daljes nga koma përballet me Korajin i cili i thekson se nëse i rri afër Feritit do jetë në rrezik të madh vajza e saj Doa dhe për këtë ajo vendos ti qendrojë larg atij.
Sakaq, Aisheja flet me Feritin për këtë gjë por ky i fundit nuk e pret aspak mirë njëvendim të tillë. Ai nuk do që ta humbasë Aishenë dhe i propozon asaj që të martohen. Mirëpo, ai habitet kur Aisheja e refuzon totalisht që të jetë prezent në jetën e saj.
Nga ana tjetër, ndodhet Nana e cila e panikosur ka nisur kërkimet për pasaporten pasi udhëtimi i saj për në vendlindje bashkë me Jusufin dhe Jamanin është në rrezik. I ndodhur aty pranë dhe në brendësi të situatës është Xhengeri i cili mundohet ta ndihmojë.
Ai shkon në dhomën e Ajnurit dhe e gjen aty pasaporten e Nanës. Kur ai e pyet Ajnurin nëse ajo e dashuron Jamanin ajo e refuzon një gjë të tillë. Por fatkeqsisht plani i tyre nuk realizohet pasi plani i Kazimit dhe Nedimit funksionon kur nl derë të shtëpisë policia arreston Jamanin për trafik droge, ndonëse nuk ka aspak lidhje me ato akuza