Çapkëni i pasur/ Feriti dhe Serjani nuk gjenjë paqe mes njëri-tjetrit

Feriti dhe Serjani pavarësisht se mundohen që të sqarohen njëri me tjetrin, ata  e kanë të vështirë të pajtohen pasi gjithmonë ndodhë një situatë e re mes tyre. Këtë herë Feriti kapet sërish me të pasi i del në krah Pelinit dhe kjo gjë e çmend Serjanin.

Mirëpo pavaërisht kësaj, Serjani e ka mendjen te babai i tij dhe shoqeron këtë të fundit për në shtëpi. Me të mbërritur në shtëpi ai vëren se nëna e tij është e mërzitur pasi ka frikë se mund të humbasë burrin e saj.

Serjani mundohet ta qetësojë të ëmën dhe qendron për të fjetur aty. Me këtë rast e ëma e Feritit përfiton nga rasti dhe mundohet ti flasë Pelinit që të hapë sytë dhe të shikojë mirë ke ka rreth vetes.

Nga ana tjetër, ndodhet Orhani i cili gjatë një bisede me Defnenënë në telefon i rrëfen asaj shumë gjëra. Edhe pse janë ish të dashur ato flasin shpesh me njëri-tjetrin dhe Orhani i shpreh asaj faktin se sa i palumtur është.