Çapkëni i pasur/Gylgini sakrifikon Pelinin për Sejranin

Sejrani dhe Feriti sqarojnë me njëri tjetrin me detaje çdo gjë që kishin ende të paqartë por ai pajtim që ndodh mes tyre, zgjat shumë pak sepse Feriti sërish mbron Pelinin, gjë që Sejranin e irriton pafund.

Megjithatë, Sejrani e ka fokusin tek babai saj ndaj e shoqëron atë për në shtëpi, ku vëren se nëna saj mërzitet shumë nga idea që mund t’a kishte humbur bashkëshortin.

Teksa Sejrani qëndron atë natë aty, nëna Feritit shfrytëzon rastin për t’i folur Pelinit, për t’i hapur sytë se po qëndron në dhomën e një të martuari dhe për t’a kritikuar si mos më keq.

Paralelisht, bashkëshorti saj, Orhani, ndodhet në dhomën tjetër, duke biseduar në telefon me Defnenë, ish të dashurën e tij, para së cilës pranon se në jetën e tij, është tepër i palumtur.