Aisheja me Nilgynin janë të tmerruara për vdekje dhe ashtu siç bashkëshorti Nilgynit kishte thënë, ai merr armën dhe ua drejton për t’i vrarë por ndërmjet kamerave, Feriti shikon mjaftueshëm në kohë situatën dhe ndërhyn.
Ai shpëton jo vetëm Aishen por edhe Nilgynin ndërsa bashkëshortin e saj e arreston. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nedimi, që për hir të planit të hakmarrjes ndaj Jamanit, jep dorëheqjen tek ai, por pa sinqeritet.
Po për hir të planit, ai thotë se po jep dorëheqjen vetëm sepse ka gabuar së fundmi por për çdo gjë do i bëhet krah. Jamani e pranon dhe me sinqeritet i thotë se shtëpia tij është gjithmonë e hapur për të.
Pas largimit të Nedimit, Jamani debaton me Nanën që nuk e do kolegen e tij në shtëpi dhe në përfundim të atij debati, bindet me veten se sjellja e Nanës vjen vetëm nga xhelozia.