AMANETI/Nedimi jep dorëheqjen nga puna me Jamanin

Nedimi vazhdon planin e hakmarrjes ndaj Jamanit dhe si pjesë e planit, ai jep dorëheqjen, gjë që atij ia sqaron duke i thënë se ka kuptuar së fundmi që më shumë po e dëmton sesa po e ndihmon.

Jamani bie dakord dhe me përzemërsi i thotë Nedimit se për çdo gjë do e ketë në jetë, ashtu siç ia thotë edhe Nedimi por pa sinqeritet. Pasi Nedimi largohet, Jamani përballet me acarimin e Nanës me kolegen e tij.

Ndonëse ia thekson se nuk mund t’i ndërhyjë në jetën e tij, ai kupton se Nana është bërë xheloze. Shoqja e Nanës, e cila shkon t’a vizitojë dhe mëson përse ajo është acaruar së fundmi, i vërteton të njëjtën gjë, se sjellja saj vjen nga dashuria për Jamanin.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja, që rrezikon jetën sëbashku me Nilgynin. Feriti me ekipin e tij vazhdojnë t’i ruajnë nga kamerat që kanë vendosur fshehurazi në shtëpi dhe ndërhyjnë në kohë kur ai tenton t’i vrasë. Aishe me Nilgynin shpëtojnë ndërsa bashkëshorti i kësaj të fundit arrestohet.