Nana, Jamani dhe Jusufi vijojnë të bëjnë lojëra e ecje sëbashku, për hir të Jusufit, derisa në një moment, Nana rrëzòhet dhe lëndòhet në këmbë, aq sa për momentin nuk lëviz dot fare. Ajo nuk do t’a tmèrrojë Jusufin, ndaj i thotë se do qëndrojë aty për të pushuar si dhe i kërkon atij që të kthehet në rulotë me xhaxhanë, Jamanin. Ky i fundit, pa thënë asgjë, e merr në krahë Nanën dhe ashtu rikthehen të tre në rulotë. Por gjesti i Jamanit, nuk do ia heqë atij aspak ashpèrsinë që e kárakterizon kur flet me Nanën.
Nana vendos t’a pyesë përse ai është kaq i mbushur me mllèf ndaj saj, ndërsa Jamani hesht. Ajo i përgjigjet vetë pyetjes që bën, duke thënë se ai nuk e duron dot faktin që Jusufi është lidhur aq shumë me të pas humbjes së tezes dhe sipas Nanës, Jamani e ka tepër të véshtirë t’a pranojë se nuk do mundet dot të shpëtojë prej saj, për sa kohë që Jusufi e do aq shumë. Fjalët e saj e irrítojnë ende më shumë Jamanin, i cili me ton të lartë i thotë Nanës se bota nuk sillet rreth saj dhe e vetmja gjë që ka rëndësi, është lumturia Jusufit.
Së fundmi, ai i thekson se vendin e Seherit nuk do mundet t’a zèrë dot kurrë as ajo dhe as ndonjë njeri tjetër dhe me aq, e mbyll bisedën. Sakaq, në anën tjetër ndodhen kolegët e Aliut në një mision pólicor, që përfundon me sukses. Një prej të búrgosurve atë ditë, Feriti, i çudit të gjithë kur përqafohet me Aliun. Ai vetë është pólic por për atë mision ka qenë i infíltruar dhe për herë të parë është emëruar për të punuar në Stámboll, prandaj dhe të tjerët nuk e njohin. Feriti ka një buzëqeshje të madhe në raport me Aliun, por vetëm me të.
Ai dhe Aliu kanë të njëjtën pozitë në atë zyrë ndërsa të tjerët qëndrojnë poshtë tyre. Feriti që në fillim vendos një barrierë mes tij dhe kolegëve të tjerë, duke u thënë se nuk do tolerojë asnjë neglizhencë nga ana tyre. Fjalimin e Feritit do e ndërpresë ardhja e një tjetër kómisareje të emëruar aty për herë të parë. Ajo quhet Aishe dhe është ish bashkëshortja e Feritit, prandaj, sapo e shikon Feritin aty, thotë me bindje të plotë se nuk do mundet kurrë të punojë në të njëjtin vend me të, ndaj largohet për të bërë kërkesë për shpërngulje.