AMANETI/ Jamani nuk ja del të shpëtojë Nanën

Nesheja vijon të jetë shumë e nevrìkosur me veten e saj për ngathtësinë që ka treguar gjatë shpërnguljes në atë shtëpi. Bisedën e saj me Vollkanin, do e ndërpresë ardhja e së voglës, Doasë. Ajo kërkon të hajë sërish ëmbëlsira por Neshe thotë se për këtë duhet t’i marrin leje nënës së saj, Aishes. Neshe e telefonon menjëherë por nuk merr dot asnjë përgjigje nga ajo. Vollkani tenton t’a ndihmojë duke telefonuar Feritin por nuk e ndihmon dot sepse as Feriti nuk përgjigjet.

Nalani në ato momente, ka në duar të dy telefonët ku po bie zilja. Fillimisht mendon të mos  përgjigjet por më pas ndryshon mendim, që ekipi i kómisariatit të mos alàrmohet e t’u vìhet nga pas për t’i gjetur. Ajo ia mban àrmèn mbi kokë Aishes dhe Feritit kur e lejon Aishen të telefonojë Neshenë, dhe rrjedhimisht, Aisheja nuk i thotë dot asgjë, veçse i kërkon të kujdeset mirë për vajzën e saj. Nalani largohet dhe mbi krye u lë vetëm njërin prej burrave që punojnë për të, me qëllim që ai t’i ruajë.

Mirëpo, ashtu siç Feriti kishte premtuar, ai arrin t’a shpëtojë veten dhe Aishen nga ajo situatë. Përveçse ia dalin të shpëtojnë veten, me àrmèt në duar ato arréstojnë edhe Nalanin, për të cilën e kanë filluar atë operacion sèkret. Në anën tjetër ndodhet Jamani, me gjithë familjen e tij që po shijon shfaqjen e përgatitur nga Jusufi dhe Nana, të cilët, përveç të tjerave, edhe kërcejnë me njëri tjetrin. Në përfundim të shfaqjes, ato duartrokasin dhe ulen rreth e rrotull një tryeze për të ngrënë të gjithë bashkë.

Njerëzit e Idrisit që janë ngarkuar me detyrën për të vràrè Nanën, futen brenda si kamarierët e firmës ku ato e kanë porositur ushqimin atë ditë. Njëri prej tyre merr fshèhurazi një thíkë në banak, gjë që Ajnuri e vëren më vonë. Jamani e dëgjon Ajnurin tek shprehet me vete pas ikjes së tyre, se ato ishin të pàaftë dhe ia morën edhe thíkën e saj të preferuar në kuzhinë. Në ato momente, Nana po u shkon nga pas për diçka që mendon se ato e kanë harruar. Edhe Jamani vrapon pas saj për t’a shpëtuar pasi e kupton se ç’është kúrdisur, por mbërrin vonë sepse ato e thèrin atë me thíkë.