Jamani, Xhengeri me Ajnurin dhe Neslihani me Adaletin po shijojnë shfaqjen që kanë përgatitur Jusufi me Nanën, ku në fund, ato do e mbyllin me një kërcim, që vetëm Ajnurin e nèvrikos, sepse mendon që po e bën për të fituar vëmendjen e Jamanit. Paralèlisht, njerëzit e Idrisit po planifikojnë vràsjèn e Nanës. Për t’u futur brenda në shtëpinë e Jamanit, ato rrèmbèjnë kamarierët e kompanisë së ushqimit ku ato kanë porositur drekën. Me makinën dhe uniformën e tyre, ato futen brenda dhe nga kuzhina, një prej tyre vjèdh thìkën më të madhe.
Në momentin që tenton të vràsè Nanën, vjen Jamani dhe ai nuk e bën dot. Më pas largohen sepse nuk u jepet asnjë mundësi tjetër e artë, derisa Nana shikon diçka që ato kanë harruar dhe nxiton për t’ua dhënë. Jamani në atë moment dëgjon Ajnurin tek flet me vete për to, se si nuk dinin të mbanin as edhe një tabaka dhe që ia kanë marrë thìkën e saj të preferuar në gatim. Ai kupton se çfarë po ndodh dhe vrapon për të ndaluar Nanën por është shumë vonë, sepse ato e thèrìn me thìkë dhe më pas largohen, pa i zènë njeri e duke lënë Nanën të gjàkosur.
Jamani nxiton ta dërgojë në spìtal, ndërkohë që në mendje ka vetëm vdèkjet që kanë ndodhur në atë shtëpi dhe fàjëson veten që nuk arriti t’a mbronte sërish. Në anën tjetër, dikush tjetër po fàjëson veten. Ajo është Nesheja, e cila ankòhet për veten para Vollkanit, se sa e ngathtë është treguar gjatë shpërnguljes në atë shtëpi. Bisedën e tyre e ndërpret Doa, e cila kërkon të hajë sërish ëmbëlsira por Neshe nuk ia jep dot pa pyetur Aishen. Për këtë, e telefonon por Aisheja nuk përgjigjet.
Vollkani provon t’a ndihmojë duke telefonuar Feritin, por më kòt, as ai nuk përgjigjet. Telefonat e tyre ndodhen në duart e Nalanit, e cila vendos t’a lejojë Aishen të flasë me Neshenë që askush të mos dýshojë e të mos ngrihen t’i kërkojnë. Pasi e përfundon edhe atë punë, Nalani largohet e qetë, duke i lënë pèngjet në dèpo, por Feriti nuk qëndron duarkryq. Ashtu siç i kishte premtuar Aishes, ai e shpëton atë dhe veten që aty, si dhe arrijnë të pràngosin Nalanin, për të cilën edhe e kishin filluar atë mision sèkret.