OSMANI/ Armìqtë planifikojnë të përdorin Malhumin për të rrëzùar Osmanin

Olofi, Marta dhe Kantekuzenosi, takohen sërish në fshèhtësi, për të njëjtin qëllim si përherë; të planifikojnë rrëzìmin e Osmanit. Sipas planit të tyre, primarja është që të púshtojnë çdo tokë që ai ka marrë, më pas të súlmojnë fisin e tij, të Kajive. Por fillimisht, para çdo gjëje, duhet të fusin në kúrth Mallhumin, që ndërmjet saj të rrèzojnë púshtetin e Osmanit. Gjatë kohës që ato bëjnë plane kúndër Osmanit, edhe Osmani me ùshtàrët e tij po bëjnë plane kúndër të gjithë àrmìqve, atyre që e kanë pranuar hapurazi se janë àrmìqtë e tij, si dhe të atyre që qëndrojnë në fshèhtësi.

Ndërkohë, Mallhumi vijon të jetë në krye të fisit të Kajive, sëbashku me djalin e saj Orhanin por edhe me Aktemurin e çdo person tjetër, që jep mendim dhe vlerësohet. Megjithatë, fjalën e fundit e thotë Mallhumi. Prej bèjlerëve të fisit të Kajive, Bajindiri tenton të flasë kúndër Osmanit, në çadrën e Oktem Beut, duke marrë shkas nga dhímbja e gruas së tij, Bengit, e cila ka humbur vëllanë dhe ende  nuk ka marrë hàk, për shkak se Osmani nuk i ka lejuar, deri në një moment të dytë.

Bengi është shumë e gatshme për bisedën që dëshiron të bëjë Bajindiri por Oktemi nuk i lejon dhe gjithashtu u kujton rastet kur Osmani i ka mbrojtur ata. Bajindiri nuk flet dot më gjatë dhe i drejtohet derës për t’u larguar por para se të largohet, me pëshpëritje i thotë Bengit se duhet të bëjë kujdes nga Aktemuri pasi vijon t’i shkojë nga pas Alçiçekut. Aktemuri në ato momente, po vàjton për dashurinë e refuzuar nga Alçiçeku. Nëna e tij Aisheja i shkon pranë për t’i folur që të mos merret me të por Aktemuri i sqaron se ajo çështje është mbyllur.

Por ai nuk e di të vërtetën. Atë të vërtetë do e dëgjojë nëna e Alçiçekut me veshët e saj dhe do tmérrohet. E vërteta është se Alçiçeku po e refuzon vetëm për të parë se sa i qëndrueshëm është ai në dashurinë e tij. Bengi, e tmèrruar, e ndërpret atë dhe i kujton se e ka urdhëruar që t’i qëndrojë larg sepse nuk do e lejojë kurrë të jetë me të, ndërsa Alçiçeku thotë se po e paragjykòn pasi ai nuk ka bërë asnjë gàbim që t’a urrèjë. Mbrojtja që Alçiçeku i bën Aktemurit, bën që nëna e saj, t’a qëllòjë me shúplakë.