AMANETI/ Nana pèson një tjetër sùlm në spìtal

Feriti shoqëron Aishen në shtëpinë e re dhe Doa që i pret në hyrje, e fton Feritin që t’ia shikojë dhomën e re. Feriti futet brenda me kënaqësi dhe teksa komentojnë dhomën e saj të rrèmujshme, të dy bien dakord se sipas tyre, nuk është fare rrèmujë përderisa gjen çdo gjë që kërkon. Aisheja ndihet në sìklet kur Doa thotë se nuk e di nga ka ngjarë me atë rrèmujë, prandaj dhe e ndërron temën. Ajo kërkon ndihmën e Feritit për disa defèkte të vogla në shtëpi dhe ai i rregullon që të gjitha.

Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Jamani me Nedimin dhe trupròjat që qëndrojnë në spìtal për Nanën. Ato lajmërohen nga dòktori i Nanës se asaj ende nuk i ka kaluar rrezìku për jetën, gjë që Jamanin e frìkëson pa masë. Për atë çfarë i ndodhi Nanës, komentojnë edhe punonjësit e tjerë në shtëpi. Prej tyre, Ajnuri thotë se është shumë e çuditshme që me ardhjen e Nanës në atë shtëpi, ka ardhur edhe një frymë e re aksioni dhe rrezìqe të njëpasnjëshme. Ajnuri tenton të flasë kèq për të, por asnjëri prej të tjerëve nuk e lejon, me në krye Xhengeri.

Sakaq, Jamani thërret Feritin për të mësuar nëse ka ndonjë detaj të ri mbi ngjarjen. Feriti ka në duar kàrtën e idèntitetit të personit që e sùlmoi Nanën por kur shikon mllèfin e Jamanit, e fshèh dhe thotë se nuk kanë gjetur asgjë, pasi nuk do që Jamani të lèndohet vetë duke u hàkmarrë. Paralèlisht, për Feritin po flet Aisheja me Neshenë, të cilës i tregon jo vetëm gjithçka që ndodhi në atë mision sèkret por edhe faktin që për një moment, kur mendoi se do vdìsnin, tentoi t’i tregonte të vërtetën, se është babai i Doasë.

Koraji e dëgjon bisedën e tyre dhe vendos të marrë masa që diçka e tillë të mos ndodhë por para Aishes, hìqet sikur nuk ka dëgjuar asgjë.  Koha kalon dhe Jamani largohet nga spìtali duke e lënë Nanën amanet tek Nedimi dhe ròjet por nga pëlqimi që ka për të, Nedimi i largon ròjet që të qëndrojë vetëm me Nanën. Një i panjohur i shkon nga pas, gòdet Nedimin në kokë, e dërgon në një dhomë ku e lë të lìdhur dhe tenton të mbýsè Nanën me jastëk në fytyrë por Jamani mbërrin në kohë dhe e shpëton.