Aishe mbushet me dyshime për Akasjën dhe këto dyshime i ndan edhe me Feritin, por ky i fundit nuk e beson dot, derisa e shikon me sytë e tij provën që Akasja është spiunja që u prishi planin policor.
Paralelisht, ndodhet Jamani që po përpiqet të zgjidhë planin që prej kohësh po bëhet kundër tij. Ajnuri ia shton dyshimet për Nedimin, duke i treguar rastësisht se Nedimi e di që Xhengeri ka lënë një mesazh zanor para se të vdesë.
Për të verifikuar dyshimet e tij, Jamani hiqet sikur po u dhuron një stilolaps Nedimit dhe Nanës, në ditën e tyre të martesës, ku do hedhin firmat, por në të vërtetë, ai stilolaps është një përgjues.
Nga ai, Jamani dëgjon dhe kupton gjithçka. Ai nxiton t’i tregojë Feritit atë që përgjuesi tij ka rregjistruar dhe bashkë me të, mendojnë mënyrën si mund t’a fundosin sa më tepër Nedimin.