AMANETI/Feriti bind Jamanin se Nana është e dashuruar pas tij

Ajnuri do ndikojë në logjikimin e Jamanit teksa ai përpiqet të qartësojë se çfarë po ndodhë mes Nanës dhe Nedimit. Pa e ditur as ajo vetë, Ajnuri e ndihmon duke i treguar se Nedimi është në dijeni të mesazhit zanor që Xhengeri ka lënë.

Kështu, Jamani i mbushur me dyshime, hiqet sikur po i bën dhuratë Nanës dhe Nedimit, në ditën e tyre të martesës. Ai u dhuron një stilolaps me të cilin do hedhin firmat e martesës por në të vërtetë ai stilolaps është një përgjues.

Ndërmjet tij, Jamani arrin të zbulojë gjithë ligësitë që i janë bërë kundër, nga ana Nedimit. I tmerruar nga ligësia Nedimit dhe i surprizuar nga dashuria e Nanës, Jamani nxiton për tek Feriti.

Feriti e dëgjon dhe e sqaron përsa i përket anës ligjore që ai ka në dorë por gjithashtu, i thekson Jamanit se është mëse i bindur që Nana ka rënë në dashuri kokë e këmbë me të, aq sa po sakrifikon edhe veten.