Një tjetër shembje bote do ndodhë për Aishen, e cila dëgjon një kërkesë të Feritit kundrejt drejtorit të tyre të policisë. Ai, tanimë, kërkon leje në çift, për vete dhe Akasjën, që të largohen për pak ditë nga puna.
Kjo e dërrmon pafund por sërish, nuk e bën aq të dobët sa të pranojë ngushëllimin e Korajit, i cili vijon të jetë aq i fiksuar pas saj, saqë shfrytëzon çdo mundësi për t’i shkuar nga pas.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana. Ajo përgatit valixhen e saj, pa e ditur se Jamani po përgatit plan shpëtimi për të. E emocionuar me emocione mikse, ajo i jep Jamanit një fotografi në të cilën paraqitet ajo vetë në vogëli.
Jamani e pranon si dhuratë lamtumire dhe ndërkohë kafshon veten me dhëmbë kur shikon Nedimin duke i vendosur asaj në qafë një varëse, në formë shenje për martesën që pretendon të kryejnë.