Feriti bashkëpunon në mënyrë perfekte me Aishen dhe Neshenë, derisa ia del që të largohet nga shtëpia e tyre pa i parë babai i vajzave, i cili nuk ia dëgjon dot emrin Feritit, ish dhëndrrit të tij.
Por, si të mos mjaftonte, ai i shkon Aishes vizitë në punë ditën e nesërme, pa lajmëruar asnjë njeri. Aisheja tmerrohet por me bashkëpunimin e kolegëve, e fsheh sërish Feritin.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e cila rinis punën me Jamanin sikur nuk ka ndodhur asgjë mes tyre. Edhe pse përpiqet të mos debatojë me të, ato sërish e gjejnë diçka dhe grinden.
Nana del nga zyra ashtu si dhe Jamani, pa e vënë re asnjëri që dikush po përpiqet kundër tyre dhe ai person është pikërisht Ajnuri. Kjo e fundit, derdh çaj mbi dosjet e Jamanit dhe faji i mbetet Nanës.