Nana shikon rastësisht në depon e shtëpisë, një kuti me një fustan nusërie, por që është i mbuluar me njollë gjàku. Ajo kupton se i ka përkitur dikur Seherit dhe e vendos menjëherë në vend, që Jamani të mos e shohë e të mos i rikthehet ai moment i rèndë i jetës së tij. Pasi merr nga depoja gjënë që po kërkonte për Jusufin, Nana e lë atë në dhomën e tij dhe vetë i drejtohet dhomës së Jamanit, zyrës së tij, për të marrë fshehurazi àrmèn me të cilën pretendon të vràsè Idrisin për hàkmarrje.
Ajo thotë me gojën plot se një njeri si Idrisi nuk e meriton aspak të jetojë, ndaj dhe del nga shtëpia me qëllimin e pastër të zhdùkjes së tij. Nana arrin të futet në makinën e Idrisit fshehurazi dhe me àrmèn që mban në dorë, largon Kazimin nga makina ndërsa Idrisin e detyron që të marrë drejtimin që ajo kërkon. Me këmbët e tij, Idrisi shkon deri në mes të pyllit dhe qëndron në gjunjë para Nanës. Kjo e fundit vijon të mbajë àrmèn e drejtuar para tij dhe i përmend të gjitha krìmet e rènda që ai ka bërë.
Si përherë, Idrisi i mohon të gjitha dhe betohet se kushdo që e ka bindur për diçka të tillë, ka shpìfur kundrejt tij. Nana nuk e beson aspak, ndaj me lòt në sy, tërheq këmbëzën dhe i jep fùnd jetës së Idrisit, me një plùmb në ballë. Ajo del nga pylli dhe sapo shkel në rrugë kryesore, përpara i del Jamani, i cili ndalon makinën sepse e shikon atë shumë të përhumbur. Sapo Jamani i afrohet, Nana alivànoset në duart e tij. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Aisheja me xhelòzinë e pakontrolluar që ka për Feritin.
Si të mos mjaftonte biseda që dëgjoi një ditë më parë, ai, në punë, merr një dhuratë anonime, një bluzë të kuqe që nuk ka asnjë shënim. Brenda po asaj dite, Feritit do i shkojë pranë një djalosh i vogël me një letër në dorë. Brenda letrës anonime, dikush i drejtohet Feritit duke i thënë se ai fëmijë është dhurata e vërtetë, pasi është fëmija tij. Djaloshit të vogël gjithashtu i është thënë se e ka baba Feritin por ai nuk guxon t’a thotë dot si e ka emrin nëna e tij. Me t’u futur Aisheja në zyrë, Feriti e ndërpret atë bisedë dhe e prezanton djaloshin si djalin e një miku.