Për familjen time/ Harika ja arrin qëllimit kundër Omerit

Harika ndjek këshillën e Tollgës për të nxjerrë anën më të shèmtuar të Omerit dhe duke qenë e bindur se pika e tij e dobët është nevrikosja dhe dhùna, ajo i mëshon aty. Fillimisht i hedh mbi fytyrë ujë të ndotur që ai të reagojë, t’a dhùnojë dhe kështu nëna e tyre t’a heqë qafe, por nuk ndodh, sepse Omeri e përmban veten, duke qenë mëse i bindur se për çfarë po e bën Harika atë gjë. Plani i parë dështon por pa humbur fare kohë, Harika krijon planin e dytë, i cili funksionon më së miri.

Ajo i shkon në dhomë, e ngacmon pafund me fjalë dhe pasi ai nuk reagon, ajo ngrihet në këmbë, merr një vazo të vogël dhe nis t’a thýejë mbi kokën e saj. Omeri tmerrohet dhe ia merr nga dora për t’a ndaluar por në çast, Suzana futet në dhomë dhe Harika ulëret sikur po e dhùnonte Omeri. Suzana gjen Harikën duke u vetmbrojtur poshtë Omerit dhe këtë të fundit me vazo në dorë, ndaj beson Harikën dhe jo Omerin. Ajo e dèbon nga shtëpia por Omeri e merr si dèbim totalisht nga jeta e saj.

Paralelisht, në anën tjetër ndodhet Kadiri me Melisën, që po ecin dorë për dorë deri pranë shtëpisë së saj. Kësaj rradhe, ato nuk do jenë aq me fat sa t’i shikojë Doruku por do i shikojë nëna e Melisës, Nebahati. Ajo tmèrrohet, jo vetëm për faktin që Kadiri është shumë i vàrfër por veçanërisht për faktin se e di që Akifi ka vràrè babain e Kadirit, ndaj dhe nuk mund të ketë një lidhje mes tyre. Me të mbërritur në shtëpi, Nebahati e krìtikon shumë ashpër Melisën dhe e detyron të pranojë të heqë dorë nga njohja me Kadirin.

Melisa pranon para saj por Dorukut i shpjegon se do vazhdojë lidhjen me Kadirin, në fshehtësi. Ajo ditë mbaron me aq, ndërsa të nesërmen në shkollë, të gjithë do tmèrrohen nga gjendja Harikës, si dhe do e besojnë versionin e saj që shèmton imazhin e Omerit. Ky i fundit, e thotë hapurazi para të gjithëve se sa mànjake dhe e frìkshmë është Harika, si dhe e kundërshton atë, duke thënë me gojën plot se ajo e ka bërë vetë çfarë ka bërë, por përveç të afërmve të Omerit, gjithë të tjerët besojnë Harikën.