Vajza në dritare/ Nalani takohet me babain e saj

Bilura dhe Muzo takohen në një restorant, veçmas nga të gjithë, për të folur për dashurinë e ndaluar mes Nalanit dhe Hajriut. Sipas Bilurës, ajo është dashuri e vërtetë ndërsa sipas Muzos, është vetëm një adrenalinë e momentit, një nevojë e theksuar për vëmendje nga ana e Nalanit që ende nuk di shumë gjëra të jetës, për shkak të mënyrës se si është rritur. E vetmja pikë ku ato të dy takohen, është në faktin që martesa mes Nalanit dhe Sedatit, nuk mund të funksionojë asnjëherë, sado që të përpiqen.

Në momentin që ato po flasin, Hajriu po shoqëron Nalanin në takimin e saj me të panjohurin që do i tregojë për babanë e saj biologjik. Ferideja po pret fshehurazi në restorant, duke pasur bindjen se Nalani do takohet me Hajriun por shokohet dhe po aq trònditet e tëra kur shikon Metinin, babanë biologjik të Nalanit që asaj nuk i prezantohet si i tillë. Ai i prezantohet asaj si një shok i babait të saj, gjoja se ka ardhur të lërë amanetet e tij. Metini i thotë Nalanit se babai i saj e ka dashur shumë, deri në ditën e tij të fundit.

Nalani përlòtet kur mëson se ai ka vdèkur, po aq sa emocionohet edhe kur ai i jep një orë dore, si kujtim nga babai i saj. Ferideja i shikon dhe nuk ndërhyn dot, ndërsa Metini vazhdon t’i tregojë detaje të jetës së tij, por sikur po flet për shokun e tij. Ai i premton se do i sjellë letrat që babai i saj ka lënë për të dhe para se të largohet që aty, i kërkon Nalanit që takimin e tyre të mos e bisedojë me asnjë njeri, veçanërisht me Feridenë, sepse ajo do ishte kundër. Duke qenë kundër për të shumtën e gjërave, Nalani nuk vëren diçka të çuditshme tek kërkesa tij.

Ferideja largohet nga lokali menjëherë pas Metinit, ndërkohë që ajo dhe Nalani janë të vetmet që mungojnë në shtëpi, në darkimin që Sedati ka organizuar. Të gjithë e vërejnë mungesën e tyre por ajo çudit do zëvëndësohet nga një çudi ende më e madhe, sapo Ferideja të vijë në shtëpi. Ajo ulet në sofër pranë të gjithëve dhe si asnjëherë tjetër, është e buzëqeshur, u flet të gjithëve më së miri, me fjalë të ngrohta e shpresëdhënëse, aq sa arrin t’u kërkojë edhe ndjesë për kur është treguar e padrejtë, si dhe u thotë të gjithëve se i ka shumë në zemër.