Feriti kthehet sërish në vendin e punës së tij, nga ku u dëbua padrejtësisht, kur të gjithë besonin pafajësinë e Vahitit para tij. Edhe eprori i tyre kërkon ndjesë nga Feriti dhe i uron mirëseardhjen, me zemër. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, tek pafajësia e të cilës besojnë të gjithë por ajo nuk është aq e pastër, sepse në fillimet e saj në atë shtëpi, qëllimet kanë qenë aspak të mira. Tani, ajo qëndron përballë një lajmi aq të madh, sa ç’është trashëgimia e një pasurie aq të madhe sa ajo që ka pasur Azizi.
Nana përlòtet nga emocionet e papritura që përjeton, por për shkak se ato lòt i shikon edhe Jamani, ajo detyrohet të japë një shpjegim. Nana e pranon para Jamanit se dikush i ka lënë asaj pasuri të madhe por nuk tregon se është një person aq i afërt sa vëllai i saj. Lajmi i asaj pasurie të trashëguar, do shkojë edhe tek Idrisi. Atë e informon Kazimi, krahu i tij i djathtë, i cili në fshehtësi ia ka bërë Idrisit videon në të cilën ai duket qartazi duke vràrè Azizin. Gjithë mllèfin e Idrisit, e merr Kazimi.
Ai kërkon llogari se si arriti t’a mësonte Nana pasurinë por nuk merr dot një përgjigje konkrete. Sado që bëjnë kërkime, tanimë është e kotë sepse Nana është në dijeni të asaj pasurie dhe që nga ai moment, mund t’a përdorë në formën që dëshiron. Përtej lajmit për pasurinë që i duhet t’a mbajë për vete të vërtetën e plotë, Nana duhet t’i tregojë Jusufit se qeni që ato gjetën dhe e deshën aq shumë, paska një pronar. Fqìnji tyre u shkon pranë për t’a marrë qenin e tij, pa e kuptuar çfarë mërzìe shkakton tek Jusufi.
Ky i fundit, futet në dhomën e tij dhe nuk pranon të flasë me njeri ndërsa Jamani me Nanën mendojnë se i vetmi shërim për Jusufin, është t’i marrin një qen tjetër. Por fillimisht, të gjithë do të përshëndeten me Neslihanin. Nana ka zbuluar talentin e saj në pikturë dhe e ka bindur që duhet të studiojë e t’a shfrytëzojë talentin që ka. E gjithë familja e përkrah, veçanërisht Jamani i cili i premton se do punojnë sëbashku në tekstil kur studimet të përfundojnë, por falenderimi më i madh i Neslihanit është ndaj Nanës që ia zbuloi talentin dhe e bindi për shkollim.