AMANETI/ Nana prìsh planet e Idrisit për të shpëtuar Jamanin

Nana dhe Jamani shkojnë para mikut të veçantë e të moshuar të Jamanit, që përveçse rregullon me mjeshtëri çdo orë, ai edhe e ndjen gjendjen shpirtërore të personit që ka përballë. Nana lë një përshtypje mëse të mirë para tij, e më pas sëbashku me Jamanin largohen që aty, duke falenderuar pafund. Në makinë, Jamani merr një telefonatë nga Nedimi që tregon se ka gjetur gjurmë të personave që kanë rrèmbyèr Jusufin. Atë telefonatë e dëgjon edhe Nana, e cila nuk i bindet Jamanit kur ai i kërkon të qëndrojë brenda në makinë.

Paralèlisht, Idrisi dhe Kazimi që ndodhen në adresën që përshkroi Nedimi, ia dalin të largohen pa i parë Jamani. Nana i shikon tek largohen por Jamanin e gènjen për drejtimin nga u larguan ato. Mirëpo, kësaj rradhe, Idrisi vendos të mos ia mbàthë më por të kthehet e t’i japë fund asaj lùftè me Jamanin. Sapo kthehet dhe i drejton àrmèn nga larg, Nana e shikon dhe i del përpara Jamanit, duke shpëtuar jetën e tij me një plàgosje të lehtë që ajo merr në krah. Idrisi tanimë largohet nga frìka se do jetë Jamani ai që do e vràsè.

Jamani i mjèkon plàgën Nanës por edhe e krìtikon atë se si hidhet pa menduar fare për Jusufin ndërkohë që Nana me vete thotë se u hodh pikërisht sepse mendoi për Jusufin. Ajo gjithashtu merr një krìtikë të madhe nga Idrisi, ndërmjet mesazheve, por me vendosmëri, Nana i përgjigjet duke i kujtuar se ajo e ka thënë që në fillim se nuk do vrìsnìn njeri por do e dòrëzonin para drèjtësisë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet vëllai që Jamani ende nuk e di se e ka, Aliu. Ai po vazhdon lojën për hir të gjendjes së Semrasë, kur merr një telefonatë nga Jamuri.

Për shkak të Semrasë, ai nuk i përgjigjet si zakonisht asaj në telefon dhe për më tepër, Jamuri dëgjon zërin e Dujgusë që po e pyet nëse do çaj. E irrìtuar, ajo u shkon pranë dhe i gjen me duart e kàpura me njëri tjetrin e unazat e vëna në gisht. Veçmas, Aliu dhe Dujguja ia sqarojnë situatën dhe Dujgu kërkon shumë ndjesë nga Jamuri, duke theksuar se gjendja nënës së saj është krìtike. Për të bërë për vete Aliun, Jamuri shpreh vetëm mirëkuptim dhe madje futet brenda në shtëpi për t’a vazhduar atë lojë.