AMANETI/ Nana plàgoset për të mbrojtur Jamanin

Jamuri telefonon Aliun pasi mëson nga kolegët e tij se ai dhe Dujgu kanë dalë njëherazi nga puna. Kur e telefonon, Dujgu po e pyet për një gotë çaji ndërsa Semraja për listën e të ftuarve në dasëm. Aliu as nuk i shpjegohet dot në telefon por e mbyll me aq, ndërsa Jamuri nuk qëndron dot në të njëjtin vend më por largohet nga puna për të shkuar pranë tyre. Në momentin që vjen Jamuri, Aliu dhe Dujguja ndodhen në prag të derës, me unazat e vëna në gisht dhe duart që ua bashkon Semraja.

Jamuri u shkon fare pranë por Aliu e prezanton para Semrasë si një shoqe të thjeshtë dhe veçmas, i shpjegon Jamurit situatën. Me sinqeritet, Dujgu i shkon pranë, i kërkon falje dhe i shpjegon situatën shëndetësore të nënës së saj. Jamuri shpreh mirëkuptim dhe për më tepër, futet brenda në shtëpinë e dujgusë, ku vazhdon të njëjtën lojë si me të tjerët, derisa vendosin të largohen dhe sërish, Aliu e falenderon për bashkëpunimin që tregoi. Në anën tjetër ndodhet vëllai i pazbuluar i Aliut, Jamani.

Ai dhe Nana shkojnë pranë mikut të veçantë të Jamanit, që ai e ka njohur pas vdèkjes së Seherit. Duke qenë një mjeshtër i rrallë dhe i pashpjegueshëm për orët, ai e rregullon edhe orën që Nana kishte kujtim nga e ëma e ndjerë. Pasi largohen që aty, Jamani merr një telefonatë nga Nedimi, të cilën e dëgjon edhe Nana. Ai tregon se ku ka gjetur gjurmë të personave që e kanë rrèmbyèr Jusufin dhe Jamani i drejtohet menjëherë asaj adrese, ku ndodhet Idrisi dhe Kazimi. Këto të dy, arrijnë t’i largohen nga sytë Jamanit.

Nana i shikon nga shkojnë por e gènjen Jamanin për drejtimin. Sapo Jamani rikthehet duarbosh, në vend kthehet edhe Idrisi që do t’i japë fund asaj lùftè me Jamanin. Ai drejton àrmèn për t’a vràrè por përpara i del Nana, e cila plàgoset lehtë për të shpëtuar Jamanin. Plàga mjèkohet lehtësisht por Jamani ende është i nèvrikosur që Nana u hodh pa menduar se kush do e mbronte Jusufin. Në momentet që flet për të, Nana merr një mesazh krìtikues nga Idrisi por ajo i rithekson se hàkmarrja do jetë duke e dòrëzuar Jamanin para drejtësisë, jo duke e vràrè.