PENDIMI/ Arzu lë amanet vajzen e saj tek Zejnebi

Ahmeti dòrëzohet në kòmisariat para Emresë, i cili vazhdimisht e pyet se ku është fshèhur Arzuja, edhe pse Ahmeti betohet se nuk ka aspak dijeni për të. Pasi kalojnë disa minuta, Ahmeti i tregon se i di rregullat dhe të drejtat e tij, ndaj e di mirë se Emreja nuk po e mban me të drejtë aty. Duke e paralàjmëruar se mund t’a pàdisë për shpërdorim detyre, Ahmeti e bën që t’ia heqë pràngat e t’a lërë të lìrë. Menjëherë pasi del nga kòmisariati, Ahmeri rikthehet në shtëpinë e tij, ku përpara i del Binura e alàrmuar.

Ajo i tregon për shpërnguljen e Meltemit në shtëpinë e tij dhe për më tepër, Ahmeti e gjen atë duke bërë not në pishinë, sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur ajo nuk i ka bërë asgjë Zejnebit. Ai e ballafaqon Meltemin për çfarë ka bërë por ajo nuk shfaq aspak pèndesë. Sa për shtëpinë që ajo pretendon të ketë nga Ahmeti, ky i fundit i rikujton se ajo ia ka kthyer mbrapsht vetë dhe tani nuk ka si shkon më atë, pasi ai e ka lëshuar me qera. I dètyruar, Ahmeti e mban në shtëpinë e tij, derisa ajo të gjejë një vend tjetër për të jetuar.

Në anën tjetër, Sinani merr një telefonatë pune, ku eprori tij e lajmëron se ai do shkojë në një tjetër mision, ku do qëndrojë për pak ditë larg shtëpisë. Kësaj rradhe, ai merr edhe aprovimin e Zejnebit e më pas largohet. Pas largimit të Sinanit, Zejnebi nis t’a ndjejë veten jo mirë dhe shpesh ka të vjella. Ajo kërkon një tèst shtatzènie nga shërbètorja e shtëpisë, e cila gëzohet shumë për të. Ende pa marrë një përgjigje, Zejnebit i troket dera. Në derë ndodhet Ahmeti, i cili merr fëmijët për t’i dërguar në plazh dhe me to largohet.

Menjëherë pas tij, në shtëpi troket Arzuja, e mbuluar në djersë, duke kërkuar të flasë me patjetër me Zejnebin. Me barkun tek goja, Arzuja rishpjegon versionin e saj për vitet që ka mbajtur Elifin dhe kërkon me përùlje falje nga Zejnebi. Zejnebi ia jep faljen pasi atë e kàpin dhìmbjet dhe në atë shtëpi sjell në jetë fòshnjën e saj dhe të Ahmetit, të cilën e quan Xhansu. Zejnebi e fal por edhe i kërkon asaj që të mos e lëshojë veten. Ndërsa Arzuja, e ndjen se po vdès, lë amanet vajzën tek Zejnebi dhe mbyll sytë.