PENDIMI/ Arzu vdès në duart e Zejnebit

Ahmeti del para Emresë për të dhënë deklaratën e tij për Arzunë por sado që e thekson se nuk ia ka idenë se ku ka shkuar ajo, Emreja sërish nuk e beson, e nènqesh dhe e mban aty, derisa Ahmeti i kujton se ai i di të drejtat e tij dhe lìgjërisht ai nuk ka asnjë të drejtë që po e mban aty, vetëm se është martuar me Arzunë. Dètyrimisht, Emreja e lejon të largohet dhe Ahmeti shkon në shtëpinë e tij. Binura e pret me làjmin bòmbè, se në shtëpinë e tij është akomoduar Meltemi dhe Ahmeti e gjen duke u larë në pishinë.

Meltemi hìqet sikur nuk ka bërë asgjë, madje e mbron gjithë skemën e màshtrimit që bëri. Megjithatë, prej tij, ajo kërkon çelësat e shtëpisë që njëherë i dha por Ahmeti tregon se atë shtëpi e ka lëshuar me qera, me kontratë që nuk e prìsh dot. I dètyruar, Ahmeti e pranon në shtëpi, por i betohet se në momentin e parë që do e shikojë duke e bèzdisur apo duke thënë ndonjë fjalë më tepër, do e nxjerrë jashtë. Ndryshe prej marrëdhënies së tyre tashmë të shkàtërruar, në anën tjetër ndodhet Kadiri dhe Munevveri.

Marrëdhënia tyre duket se po bën hapa përpara dhe Munevveri bën krahasimin e Kadirit, me moshën e Kiraçit, duke i theksuar vetes se pjekuria dhe vendosmëria e Kadirit nuk kanë të krahasuar. Ajo natë kalon me aq, ndërsa në mëngjesin e të nesërmes, vëllai i saj Sinani merr urdhërin për të shkuar në një tjetër mision pòlìcor, paketon një valixhe të vogël dhe me mirëkuptimin e Zejnebit, ai largohet. Pak çaste më vonë, në shtëpinë e tyre vjen Ahmeti, merr fëmijët për t’i dërguar në plazh dhe largohen.

Por dera do trokasë sërish. Kësaj here, për çudinë e madhe të të gjithëve, është Arzuja. Ajo është e mbuluar nga djersët por kërkon të futet brenda dhe vetëm të flasë me Zejnebin, prej të cilës kërkon të marrë falje për gjithçka që i ka shkaktuar. Ajo sërish i shpjegon versionin e saj të asaj historie por ende pa thënë gjë më tepër, e kàpin dhìmbjet e lindjes. Zejnebi përgatit vendin, pret vajzën e Arzusë dhe Ahmetit, të cilën Arzuja e quan Xhansu, i lë amanet unazën e saj dhe sapo merr faljen e Zejnebit, ajo mbyll sytë duke ia lënë vajzën amanet.