Idrisi pàndeh se ka shpëtuar nga Azizi pasi e vrau atë, por jo. Kazimi, personi që i jepte gjithnjë urdhëra duke e pòshtëruar, të cilin e pàndehte si skllàvin e tij, e ka filmuar me telefon të gjithë momentin e qartë të vràsjès së Azizit. Me një numër tjetër gjòja se është dikush i panjohur, ai e kèrcènon Idrisin me atë video, duke i kërkuar shuma marramendëse parash. Idrisi nuk e mendon fare Kazimin si opsion, madje, sërish me urdhëra të shoqëruara me ofèndime, ai e dètyron të kërkojë se kush po ia bën këtë të paprìtur.
Muaj të tërë kanë kaluar që nga vdèkja e Azizit që ndodhi në të njëjtën ditë me atë të Seherit, por dhìmbja nuk është lehtësuar aspak për Jamanin që fàjëson pafund veten, si dhe për Jusufin, i cili nuk flet më që prej asaj dite, nuk ha pothuajse asgjë dhe nuk komunikon me njeri. I vetmi afrimitet që i ka mbetur me Jamanin, është që fle në dhomën e tij. Një nga netët që po fle në atë dhomë, Jusufi zgjohet nga trokitja e Xhengerit në derë. Ai vjen për t’a lajmëruar Jamanin se lulet për të vizituar vàrrin e Seherit të nesërmen, janë gadi.
Jusufi e dëgjon dhe fshèhurazi, të nesërmen, futet në makinën e Jamanit që të vizitojë edhe ai vàrrin e Seherit, pasi ato nuk e lejojnë. Në po të njëjtën kohë, për tek ato vàrreza është drejtuar edhe një tjetër person. Ajo quhet Nana dhe vjen nga Gjeòrgjia. Nana është shpëtuar dikur nga Azizi, është ndihmuar nga ai në çdo aspekt të jetës, aq sa Azizi për hir të saj, që t’a mbrojë atë, i ka dalë përpara edhe plùmbit. Nana vàjton me lòt humbjen e tij, teksa shfleton letrat që i kanë mbetur kujtim nga marrëdhënia tyre.
Duke e cilësuar atë si të vetmin familjar të saj, si një vëlla të zgjedhur, ajo vendos të kthehet për hàkmarrje në Tùrqì. Pas vizitës që i bën Jamani Seherit në të njëjtën kohë që i bën Nana Azizit, Jamani largohet dhe vëndin e tij e zë Jusufi, fshèhurazi. Nana kalon rastësisht kur e shikon atë të vetëm dhe ndalon për t’i qëndruar pranë, duke kujtuar edhe vetë vdèkjen e nënës së saj kur ishte ende fëmijë. I vetmi person që e shikon situatën si jo të dhìmbshme, është Ajnuri motra Xhengerit që ka filluar si shërbëtòre tek Jamani dhe menjëherë ka thurur ëndrra për të qenë krah tij dhe pasurisë që ai zotëron.