AMANETI/ Motra e Xhengerit fìksohet pas Jamanit

Vdèkja e Seherit lë një plàgë shumë të thellë e të hapur tek të gjithë, aq sa, mes tyre, Jusufi heq dorë nga ngrënia, pirja dhe të folurit. Ai mbyllet në dhomën e tij gjatë gjithë kohës, duke refuzuar të flasë, qoftë edhe me Jamanin. E vetmja gjë që ai pranon të bëjë, është të flejë në të njëjtën dhomë me xhaxhanë e tij. Ky i fundit, prej muajsh është mëse i nèvrikosur me veten. Ai vetëmàllkohet sa herë që shikohet në pasqyrë, si dhe e quan veten të pàaftë për të mbrojtur familjen e tij. Një nga netët, para se të flejë, Xhengeri i shkon në dhomë.

Ato caktojnë disa punë për ditën tjetër dhe prej tyre, Jusufi dëgjon orarin kur do shkojë xhaxhai tij për të vizituar vàrrin e tezes, Seherit. Fshèhurazi, Jusufi i shkon nga pas në makinë, pa e vënë re Jamani. Paralèlisht, një tjetër person po vùan për një tjetër humbje të ndodhur në të njëjtën ditë me Seherin. Ajo është Nana, vajza që Azizi dikur ka shpëtuar dhe e ka ndihmuar të rritet e të jetojë, si të ishte motra e tij. Në të gjithë botën, ajo ka pasur vetëm Azizin si familjar dhe tani është rikthyer për hàkmarrje.

Nana, vajza që vjen nga Gjeòrgjia, ka një kuti të mbushur me letrat që dikur i dërgonte Azizi, ka një mendje të mbushur me kujtimet nga ai, se si e ka mbrojtur me trup e me shpirt aq sa ka marrë edhe plùmb për të, si dhe ka një zemër të plàgosur që kërkon vetëm hàkmarrje. Ajo po qàn mbi vàrrin e Azizit ndërsa Jamani mbi atë të Seherit, derisa Jamani largohet dhe në vendin e tij shkon Jusufi, po fshèhurazi. Nana e shikon dhe kujton veten në fëmijëri kur i ka vdèkur nëna, prandaj i shkon pranë.

Ndërkohë në shtëpi, në stafiun e punonjësve ka ardhur edhe një e re. Ajo është Ajnuri, motra e Xhengerit, që ka filluar t’a ëndërrojë veten zonjë shtëpie, e mahnitur nga luksi dhe Jamani që tashmë nuk ka një partnere. Në anën tjetër ndodhet Idrisi. Atij ia ka punuar pas shpine krahu i djathtë, Kazimi, që ende i qëndron si i tillë. Ai ka rregjistruar me vìdeo nga telefoni i tij momentin e vràsjès së Azizit nga duart e Idrisit dhe me atë video, e kèrcènon, por me një numër tjetër që Idrisi nuk e di. Ai tmèrrohet i tëri dhe kërkon ndihmën e Kazimit për t’a zbardhur çështjen.