PREMTIMI/ Suna trònditet nga letra që i jep Xhavidana

Narini vendos të shkojë në kompaninë e Kemalit, për t’i bërë atij surprizë me ardhjen e saj si dhe me ushqimin që i dërgon. Teksa hanë, ato bisedojnë gjerë e gjatë, derisa një trokitje ua ndërpret bisedën. Ai është Erhani, ardhja e të cilit e frìkëson Narinin. Menjëherë ajo tenton t’i tregojë se çfarë ka mes saj dhe Erhanit por nuk e bën dot sepse Kemali flet i pari dhe tregon se ka filluar një bashkëpunim me Erhanin, se do punojnë sëbashku. Paralèlisht, shoqja saj e ngushtë, Rejhani, ndodhet në shkollë.

Ajo shikon Banunë në telefon dhe bëhet xhèloze se mos ka të bëjë ndonjë gjë me Emirin, prandaj dhe i shkon pranë. Ajo bëhet më xhèloze se kurrë kur e dëgjon Banunë tek i thotë se gjòja është takuar me Emirin pas shkolle. Rejhani bëhet aq xhèloze saqë shkon pranë Emirit për të kërkuar llògari, duke pranuar për herë të parë se ka ndjerë xhèlozi. Emiri nuk i përgjigjet pyetjeve që ajo, por e merr për dore dhe duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me duart e bashkuara, ato shkojnë në klasë.

Para të gjithë studentëve të tjerë, Emiri tregon se janë të martuar me njëri tjetrin dhe se fshèhjen e martesës e ka kërkuar Rejhani, që të mos ndihej më e favòrizuar para tyre. Studentët, përfshirë Banunë, jo vetëm që i duartrokasin dhe e presin situatën me buzëqeshje, por edhe u kërkojnë që t’u tregojnë historinë e njohjes dhe martesës së tyre. Sakaq, në shtëpinë e Emirit dhe Rejhanit, Suna po përgatitet për t’u takuar me Taxhin. Xhavidana dëgjon telefonatën e saj dhe i futet në dhomë për t’i vërtetuar se ka pasur të drejtë që ia ka ndaluar Taxhin.

Ajo i dòrëzon një letër në të cilën është shkruar me prova çdo rekord krìmìnal i Taxhit, në vitet e kaluara. Suna nuk flet dot nga zhgènjimi që pëson dhe Xhavidana largohet në heshtje. Taxhi, që ka mbërritur në vendin e takimit me një buqetë lulesh, e telefonon disa herë Sunën por ajo nuk i përgjigjet. Ndërsa Xhavidana, gjen Nigarin duke qàrë në kuzhinë për shkak të kësteve të pashlyera dhe e pòshtëron atë si mos më keq. Nga urrèjtja që mbjell, Nigari kujton krìmìn e fshèhtë të Xhavidanës dhe mendon t’a padìsë, edhe pse do djègë edhe veten.