PREMTIMI/ Emiri pèrzë nga shtëpia nënën e tij

Narini dhe Kemali shkojnë në dhomë për të fjetur por edhe pse i urojnë natën e mirë njëri-tjetrit, ato sërish nuk flejnë. Pasi kuptojnë të dy se janë zgjuar, ato fillojnë të bisedojnë, gjëra të pathëna më parë, përfshirë periudhën e fëmijërisë dhe periudhën e shkollës. Në përfundim të bisedës që në pamje të parë duket e réndomtë, ato bien dakord se do e kuptojnë njëri tjetrin edhe për shumë gjëra të pathëna. Ditën tjetër, të dy zgjohen shumë entuziastë ndërsa Kemali i pari, del nga shtëpia për në punë.

Në anën tjetër ndodhet shoqja e saj e ngushtë Rejhani, më e dashuruar se kurrë. Që në mëngjes, Emiri e dërgon në shkollë, ku dhe i dhuron një puthje në faqe, në mesin e të gjithë studentëve që po kalojnë. Rejhani kuqet e tëra kur dëgjon komente të ndryshme se si ato po veprojnë si adoleshentë të dashuruar, por nuk i përgjigjet asnjërit prej tyre. Sakaq, në shtëpinë e tyre në ato momente, Xhavidana po bën një telefonatë me një argjendar. Nigari e dëgjon tek i thotë në telefon se shëndeti është pasuria më e madhe dhe ajo hipòkrizi ia shton urrèjtjen.

Për t’u hákmarrë për sjelljen e saj të ashpèr, Nigari ia vjèdh nga çanta unazën për të cilën ajo po fliste me argjendarin. Sapo e vëren mungesën e unazës, Xhavidana çméndet e tëra dhe nis të kërkojë gjithandej. Kur nuk e gjen, ajo i akùzon punonjësit e shtëpisë, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Pasi nuk nxjerr asgjë as prej tyre, Xhavidana mendon për Zejnebin e vogël. Rastësisht, Zejnebi ka blerë një dhuratë modeste për Rejhanin. Atë dhuratë e ka blerë me kursimet e parave që merr çdo ditë për në shkollë, por Xhavidana nuk e beson.

Ajo ia heq nga dora, ia thyèn, e akùzon tepër réndë dhe e oféndon si mos më kèq. Rejhani me Emirin e gjejnë Zejnebin duke qàrë por Zejnebi nuk u tregon se çfarë e ka bërë atë të qàjë në atë formë. Emirit i tregon të vërtetën Nigari, e cila për inàt të Xhavidanës, edhe e ekzagjeron më tepër situatën. Emiri i tërbùar, thërret nënën e tij me ulèrima dhe ndonëse ajo ngulmon se Zejnebi ia ka vjèdhur me të vërtetë unazën, Emiri sërish e mohon, shpreh kéqardhje për gjendjen e saj dhe i kërkon të largohet për pak kohë nga shtëpia, të qëndrojë e vetme, që të reflektojë.