Xhereni përshëndetet me Selçukun, pasi për të mirën e saj psíkologjike, ka vendosur të zhvendoset në Stàmboll. Ajo i premton se do bëjë maksimumin që ai të ketë një marrëdhënie sa më të shëndetshme me fëmijën, përqafohen duke uruar më të mirat për njëri tjetrin dhe ajo largohet. Paralèlisht, Derini po tregon që e ka tërhequr pádinë për Vollkanin. Të gjithë fríkësohen duke menduar se mos ajo është ende e fíksuar pas tij, por Derini thotë se dëshiron t’a shohë me sytë e saj se si po vùan ai.
Ditët kalojnë dhe Vollkani del nga bùrgu pikërisht në ditën që djali i tij ka diplomimin. Ashtu i dérrmuar, ai mbërrin me shumë véshtirësi deri në lokalin e Selçukut ku po bëhet festa pas diplomimit. Nga larg, Vollkani shikon Asjën fare ngjitur me Derinin dhe Onurin pranë Derinit. I xhíndosur, ai u afrohet duke shkaktuar pótere. Nga të gjithë, atij i afrohet vetëm Derini. Fillimisht ajo e túrpëron para të gjithëve si mos më kèq, më pas i afrohet fare pranë në vesh, për t’i thënë bòmbèn më të réndë.
Ajo i thotë se gjatë martesës, e ka trádhtuar me Onurin, por me ato fjalë bën që Vollkani t’i méshojë Onurit, derisa të tjerët ndërhyjnë, i ndajnë dhe e largojnë Vollkanin që aty. Duke qenë pa asnjë para në xhep, Asja e merr në makinë dhe e dërgon në shtëpinë ku ai është rritur, ku i lë dhe pak para derisa të rregullojë jetën e tij, e më pas largohet edhe ajo. Teksa jeta e Vollkanit péson rénien më të madhe, për të tjerët jeta vazhdon më së miri. Koha kalon dhe Nili me Selçukun mësojnë se do kenë një vajzë.
Derja që i shoqëron gjatë shtatzènisë, lumturohet për vete sepse Kadiri kthehet vetëm për të filluar një lidhje me të, nga e para. Derini gjithashtu shërohet tótalisht nga várësia që kishte nga Vollkani dhe mëse e shëndetshme, vazhdon jetën duke qenë një nënën e përkujdesshme. Onuri nuk u largohet asnjëherë, derisa merr guximin dhe i propozon për martesë, gjë që Derini e pranon pa hezituar. Së fundmi, Aliu fillon universitetin në Londër, dhe pak javë pas tij, Asja shet shtëpinë dhe zhvendoset atje.