Hylja përfundon në qèli, ku Iskenderi shkon për të mësuar se çfarë po bëhet me të dhe me vëllanë e tij, Çelebiun. Iskenderi refuzon t’a takojë nënën e tij, ndërsa për Çelebiun, kòmisari i thotë se dýshon që ai po tenton të luajë rolin e bùdallait, sikur i ka kaluar mendja, vetëm që të mos shkojë në bùrg por të mbyllet në ndonjë spìtal. Pas atyre fjalëve, edhe Iskenderi dýshon se Çelebiu po përgatit ndonjë plan tjetër arràtisjeje, por e vërteta është që nga ngjarjet që ndodhën, Çelebiu është sëmùrur mendërisht.
Në anën tjetër ndodhet personi pas së cilit ai ka qenë gjithmonë i çmèndur. Ai person është Xhemreja, e cila po i drejtohet spìtalit për të parë Ozanin por ndalon kur shikon në dritare Seherin. Kjo e fundit, i shkon vetë pranë Xhemresë dhe me lòt në sy, i thotë se nuk është e pashpirt siç ajo mund të mendojë se është, por është vetëm një nënë e shqètësuar për të ardhmen e fëmijës së saj. Megjithatë, thekson se është bindur që lumturia e të birit është vetëm pranë Xhemresë, ndaj u uron atyre mbarësi në rrugëtimin e dashurisë.
Sakaq, një tjetër dashuri duket se po lind. Ajo është dashuria mes Çiçekut dhe Iskenderit, ku ky i fundit vijon të ndihet në fàj kùndrejt saj. Ai nuk dëshiron t’i flasin ngjarjet e shkuara që përfshijnë vdèkje dhe djègien e saj në zjàrr, por bindet që nuk ka nga ia mban pa i folur ato biseda. Kështu, sëbashku takohen në mbrëmje në një restorant, për të folur gjithçka që ka ndodhur mes tyre që nga rënia e zjàrrit. Për atë zjàrr, Iskenderi betohet se plani ka qenë që zjàrri të niste pasi të largoheshin të ftuarit.
Ai betohet se është ndjerë dhe ndihet shumë në fàj çdo ditë por nuk ka se si t’a kthejë mbrapsht atë që ka ndodhur. Biseda tyre nuk zgjat shumë por pasi largohet që aty, Çiçeku shkon në kòmisariat. Ajo e ka filmuar me telefon gjithë rrëfimin e Iskenderit dhe tani po e denòncon në pòlici. Ditë të tëra kalojnë dhe në anën tjetër, Ozani del nga spìtali i shoqëruar nga Xhemreja. Tani Xhemreja ndjen nevojën për një tjetër hap të madh, që të mund të bëhet mbështetje e të gjitha femrave që kanë qenë në kushtet e saj, ndaj dhe fillon një fushatë për to.