Çelebiu i lë Xhemresë një fustan për të veshur në mbrëmjen që ai e ka me shumë rëndësi, si dhe një shënim gjòja romantik, por Xhemreja nuk hòneps asnjërën prej tyre dhe shtrihet e vetme, në mèrzi, derisa pranë i shkon për vizitë Zonja, prònarja me të cilën ajo ka punuar. Zonja është shqètësuar shumë për Xhemrenë dhe ka dashur t’a shohë personalisht, me sytë e saj. Ajo i jep kurajo, duke iu betuar se do e fitojë lùftèn me Çelebiun dhe do dalë shëndoshë e mirë që aty, bashkë me vajzën e saj. Në dorë, Zonja mban një plùmb.
Ajo tregon se e ruan prej vitesh atë plùmb, që një ditë të hàkmerret ndaj ish bashkëshortit që ia vràu vajzën, por Xhemreja bën të pamundurën për t’a bindur që të mos i lajë duart me gjàk për diçka që nuk kthehet dot pas. Paralèlisht, Ryjaja po bisedon me Çiçekun, në shtëpinë ku kjo e fundit po qëndron. Pasi dëgjon gjithë historinë me Aliun dhe Iskenderin, Ryjaja e krìtikon Çiçekun për afrimitetin me Iskenderin, edhe pse nuk i jep të drejtë alùdimeve të Aliut. Në momentet që ato flasin, Iskenderi po përlèshet me Aliun.
Ai shkon për t’i thënë që të kthehet pranë Çiçekut por Aliu e pret me grùshtime dhe thotë me bindje se ai është i dashuruar pas Çiçekut, gjë që Iskenderi e pohon duke u larguar në heshtje. Ndërkohë, Çiçeku pas së cilës ato janë të dashuruar, ndodhet me Atlasin, i cili ia mbush zemrën dhe sytë duke i kërkuar që ajo të jetë nëna e tij. Më pas e pyet nëse nënë Shimali do mèrzitej për diçka të tillë por Çiçeku i premton se ajo do vetëm që ai të jetë i lumtur. Biseda e tyre e ëmbël ndërpritet nga ardhja Aliut që për herë të fundit kërkon Çiçekun të shkojë me të.
Ai i thotë se Iskenderi është dashuruar pas saj dhe ajo nuk mund t’a falë për çfarë ka ndodhur. Në atë moment, Çiçeku shpèrthèn në ulèrima duke i treguar se si ajo ka vdèkur çdo ditë kur ka qenë me fytyrë të djègur. Atlasi u shkon pranë me lòt dhe Çiçeku e zgjedh sërish atë, gjë që bën që Aliu të largohet duke thënë se do donte që ajo të kishte vdèkur nga zjàrri që i dògji fytyrën. Teksa Iskenderi vùan për dashurinë e pamùndur me Çiçekun, Arzuja është dashuruar pas tij dhe në një moment dòbësie, e bind që të flejnë sëbashku.