Sekrete familjare/ Nëna e avòkates nuk e njeh kúfomën e së bijës

Xhejlini, e tmérruar pasi shikon se kùfòma që ka para duarve është pikërisht motra saj e vogël, largohet që aty pa qëndruar dot më gjatë. Ajo vrapon për tek Çinari, që t’a pyesë atë me fotografi dhe emër të qartë të personit për të cilin dyshòhet se ai e ka vràrè. Çinari e përmban veten kur shikon fotografinë, thotë se nuk e njeh të ndjerën dhe sërish refuzon të flasë më gjatë por vetëm rithekson se ai nuk ka vràrè njeri. Làjmi se kùfòma është motra e Xhejlinit, mbërrin edhe tek babai i Ilgazit dhe Çinarit, Metini.

Ai bëhet shumë kèq dhe futet brenda në mòrg për të parë të ndjerën, si dhe përpiqet t’a ngushëllojë Xhejlinin. Kjo e fundit, e mirëkupton tentativën e tij por i kërkon të mos presë mirësjellje nga ajo, së paku për disa kohë. Xhejlini ndërkohë, merr pranë vetes dhe nënën e saj, për të shkuar në mòrg. Ajo nuk i tregon se po futen të shohin trùpin e Inxhit, të voglës së tyre, por vetëm futet brenda dhe zbulon fytyrën e kùfòmës. Edhe pse e shikon të bijën të vdekur, ajo nuk reagon, por uron ngushëllime për familjarët.

Nëna e Xhejlinit del që aty sikur nuk ka parë asgjë dhe vazhdon bisedën normale. Si të mos mjaftonte ajo situatë e dyshìmtë, Xhejlini merr një mesazh nga numri i Inxhit, ku i shkruan “Po futem në provim, më uro fat”. Me të shpejtë Xhejlini shkon pranë detèktiv Erenit dhe Ilgazit dhe të tre sëbashku vendosin të shkojnë në universitetin ku studion Inxhi. Rrugës për atje, Xhejlini nis të këndojë një këngë që e dëgjon me kufje. Ereni çuditet ndërsa Ilgazi e kupton se ajo po përtÿp dhímbjen me muzikë, që të mos qàjë, prandaj e ndalon makinën.

Ai i kërkon t’a lërë veten të lírë e të qàjë por Xhejlini betohet se nëse do fillojë të qàjë, do mbÿtet. Rruga vazhdon dhe shpejt mbërrijnë në universitet. Njëri prej profesorëve largohet sapo dëgjon që Ereni është pòlìc, ndërsa Ereni merr në një dhomë veçmas shoqen e ngushtë të Inxhit, Mervenë, e cila e ka dërguar mesazhin nga telefoni i Inxhit. Ajo tregon para tij se Inxhi ia ka lënë telefonin që t’i dërgonte mesazhe familjes që ato të mos e kuptonin gjë, se Inxhi kishte një të dashur të moshuar e shumë gjëra të tjera, që as Xhejlini nuk i dinte për motrën.