Sekrete familjare/ Shoqja e motrës së Xhejlinit tregon të fshèhtat e saj

Xhejlini mbetet pa fjalë kur shikon se kúfóma për vràsjèn e të cilës po mbron Çinarin, është pikërisht motra saj e vogël, Inxhi. Ajo largohet mes lótësh dhe duke lënë një shókim të madh tek Ilgazi. Pa humbur fare kohë, ajo mbledh veten dhe shkon pranë Çinarit në bùrg, që t’a marrë atë në pyetje nëse e ka njohur të ndjerën. Çinari përpiqet të mos reagojë, përlòtet që ajo paska qenë aq e re në moshë por vijon të ngulmojë se nuk di asgjë, se ai nuk ka vràrè njeri dhe aty po mbahet me të pádrejtë. E xhíndosur, Xhejlini largohet.

Ajo mbledh çdo forcë të mundshme për të dërguar nënën e saj në mòrg që të shikojë vetë bijën e saj, pasi Xhejlini nuk ia thotë dot me fjalë. Ato futen, nëna e saj zbulon fytyrën e kúfómës por nuk reagon aspak, përveçse uron ngushëllime për humbjen që familja e të ndjerës ka pasur. Pa asnjë pikë lóti dhe në gjendje tótale shókimi, ajo largohet nga òorgu. Babai i Metinit dhe Çinarit, Ilgazi, i shikon nga larg me píkëllim të madh dhe kur Xhejlini i kalon pranë, ai i jep ngushëllimet më të sinqerta. Xhejlini thotë se e vlerëson por aktualisht nuk dëshiron t’a shohë me sy.

Xhejlini nuk po kupton asgjë çfarë po ndodh me nënën e saj dhe ende më shumë bëhet konfuze kur merr një mesazh nga numri i Inxhit, ku ajo i shkruan se po futet në provim. Me nxitim, Xhejlini merr Erenin dhe Ilgazin për të shkuar në universitetin e të motrës. Gjatë rrugës, ajo fillon të këndojë këngën që ka pasur me Inxhin dhe Ilgazi e kupton që ajo po përpiqet t’a kthejë dhímbjen në forcë. Ai i kërkon t’a lërë veten të lírë e të qàjë por Xhejlini betohet se ajo mbÿtet në të qàrë, nëse fillon. Shumë shpejt, ato mbërrijnë në universitetin e Inxhit.

Xhejlini i drejtohet Merves, shoqes së ngushtë të Inxhit dhe ajo pohon se e ka dërguar ajo mesazhin, nga celulari i Inxhit, pasi kjo e fundit i kishte kërkuar të mos linte dyshíme që është larguar për pak ditë. Në atë moment, Merve merr edhe làjmin e réndë të vràsjès së shoqes dhe në një bisedë vetëm për vetëm me Erenin, Merveja tregon anën e panjohur dhe të errèt të Inxhit, e cila fshèhurazi familjes ka pasur një të dashur shumë të madh se vetja, ka përdorur dy celularë personalë dhe shpesh është larguar nga shtëpia duke u thënë se do rrinte tek ajo.