Ozani ndodhet me Xhemrenë në mes të rrugës, natën, kur shikojnë që dikush po i fotografon. Ai i vihet nga pas dhe me fòrcë, ia merr aparatin fotografik nga duart, djaloshit gàzetar që tentoi të bënte làjm për ato të dy. Pas strésit të madh që Xhemreja përjeton, ato ndahen nga njëri tjetri për atë natë. Të nesërmen në mëngjes, Ozani shkon në një bankë për të marrë krèdinë që i duhet që të riblejë shtëpinë e tij nga xhaxhai. Krèdinë e merr me sukses dhe pa asnjë véshtirësi, sepse këtë ia ka siguruar Çelebiu, që atë krèdi e ka brenda planit të tij.
Me paratë në duar, Ozani i drejtohet zyrës së xhaxhait, që në telefon i thotë se nuk do ia shesë shtëpinë dhe duhet t’i híqet qafe. Ozani shkon mëse i nevrìkosur por xhaxhai tij e pret me àrmè që ia drejton fshèhurazi në bark. Shumë shpejt, ai nis të qàjë dhe tregon se Çelebiu e ka kércénuar se do ia hedhë atij fàjin e vjèdhjes së artèfakteve nëse nuk bën si t’i thotë. Ozani e qetëson, ia heq ármén dhe e përqafon, duke iu betuar se Çelebiu nuk ka më shpëtim. Që Çelebiu të mos shpëtojë, po përpiqet edhe Iskenderi.
Ai i shkon Dursunit pranë në një vizitë, ku i tregon detajisht se Çelebiu do përdorë Adnanin dhe gjithë fàjin do ia hedhin atij, për të shpëtuar veten. Dursuni e ka të véshtirë t’a besojë diçka të tillë por Iskenderi ia tregon me prova dhe më pas i sugjeron që ai të rrëfejë gjithçka vetë e të pranojë fájin, pasi kështu edhe do bùrgosë përjetë Çelebiun, edhe do zbresë shumë vite në dénimin e tij. Pasi këto fjalë e premtime ia siguron edhe kómisari, Dursuni bindet. Sakaq, atë mëngjes, Tomrisi do hedhë një hap që Çiçekun do e pánikosë së tepërmi.
Ajo do fillojë kërkimet për Bylentit, duke thënë me bindje se një zhdùkje e tillë nuk është normale. Ryja ndodhet pranë tyre kur në mendje i rikthehet momenti me Atlasin një ditë më parë dhe vendos të shkojë në dèpo, ku dhe do gjejë vàrësen e Bylentit. Megjithatë ajo i merr gjërat sipas prioriteteve dhe fillimisht paraqítet në gjýqìn e kújdestarisë së Gyneshit ku Xhemreja sjell Esrinin si dëshmitare dhe ndërmjet saj fiton kújdestarinë, në të njëjtën kohë kur Dursuni rrëfen gjithë krímét që ka bërë me Çelebiun, në gjýqìn tjetër.