PREMTIMI/ Rejhani refuzohet nga motra e saj

Narini dhe Kemali shoqërojnë Erhanin për në spìtal, ku ai do marrë mjèkimin e duhur dhe pas shumë falenderimesh, ato largohen. Narinit i mbetet mendja dhe mendon se duhet t’a falenderojë edhe njëherë pasi ai u hòdh pa e menduar fare jetën e tij. Ajo tenton t’a telefonojë, por nuk e bën dot. Pak çaste pas kthimit në shtëpi, Kemali i thotë se do donte të dinte ndonjë gjë më shumë lidhur me jetën e saj në Azèrbajxhan, pasi ajo asnjëherë nuk i ka treguar gjë më tepër sesa për fëmijërinë e saj, por Narini hesht.

Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet shoferi i Kemalit, Taxhi, përballë mbesës së Kemalit, Sunës. Ai kërkoni të dijë nga ajo se çfarë ndodhi në një moment të paprìtur që iu largua dhe nuk iu përgjigj më asnjëherë në telefon, por Suna nuk ia thotë dot të vërtetën. Ajo përgjigjet duke thënë se familja saj nuk është dakord që ato të takohen dhe Taxhi nuk e kùndërshton dot, veçse shpreh mirëkuptim dhe më pas largohet. Paralèlisht, vëllai i Sunës, Emiri dhe bashkëshortja tij Rejhani, shkojnë në lagjen e Gylsymit.

Rejhani i shkon pranë vajzës së panjohur, duke parë përngjasim në pamjen e Gylsymit që ka përballë, me Gylsymin që ajo mban mend të vogël. Për të vërtetuar nëse personi përballë saj është apo jo e motra, Rejhani vendos t’a kontrollojë me fòrcë nëse pas qafës ka të njëjtin nishan, dhe ajo e ka. Mëse e lumtur që e gjeti motrën pas 15 vitesh, Rejhani i hìdhet në qafë me lòt gëzimi, por Gylsymi vetëm e largon, i kërkon të mos e shqètësojë më dhe ia mbyll derën në fytyrë.

Brenda në atë shtëpi, Gylsymi merr një telefonatë kèrcènuese për para dhe pavàrësisht se e ka ngushtë punën, ajo nuk e shfrytëzon aspak situatën e Rejhanit që i shkon ende nga pas dhe që dukshëm, ajo me Emirin tregojnë që kanë para. Të mërzìtur, Rejhani me Emirin rikthehen në shtëpi. Teksa po i tregojnë Sunës ecurinë e atij takimi, nëna tyre, Xhavidana, u shkon pranë me komente përtàllëse për Rejhanin dhe ëndrrat e saj për të gjetur motrën. Emiri e përmban veten, por në çast i kërkon Seferit të përshpejtojnë punimet në çiflig që nëna e tij të largohet.