PREMTIMI/ Rejhani bindet që ka gjetur motrën e saj

Rejhani nuk di si të veprojë me vajzën që i qëndron përballë, për të cilën Emiri ka një bindje të madhe se ajo është e motra. Ndërkohë Gylsymi, ngulmon se familja saj ka vdèkur ndaj nuk pranon të trajtohet si motra e Rejhanit, që për të është e panjohur. Për t’i dhënë fund të gjithë pikëpyetjeve, Rejhani kontrollon një nishan në qafë që Gylsymi motra e saj ka pasur dhe po të njëjtin nishan, e shikon edhe tek Gylsymi që i qëndron përballë. Mëse e lumtur dhe mes lòtësh që e gjeti motrën, Rejhani e përqafon atë.

Përtej gëzimit të madh të Rejhanit që i hìdhet në qafë, Gylsymi vijon të jetë shumë e ftohtë. Ajo nuk pranon të flasin assesi dhe ia mbyll derën në fytyrë Rejhanit. Kjo e fundit, largohet mëse e trìshtuar por gjen ngushëllim tek Emiri, që i premton se ajo situatë do rregullohet. Brenda në shtëpinë ku u fut Gylsymi, ajo merr një telefonatë nga një mashkull i rrezìkshëm që i kërkon asaj paratë e tij, të cilat Gylsymi nuk ka ku t’i gjejë për momentin por i premton se do ia gjejë shumë shpejt.

Edhe pas asaj telefonate, Gylsymi përballet sërish me Rejhanin dhe ndonëse e ka kuptuar që ato kanë para në shuma të mëdha, ajo sërish nuk kërkon asgjë as prej Rejhanit dhe as prej Emirit. Ndërkohë, motra e këtij të fundit, Suna, po takohet me Taxhin. Ato qëndrojnë përballë njëri tjetrit në stolin e një parku dhe Taxhi kërkon me ngulm që ajo t’i tregojë përse iu largua atij në formë të paprìtur. Sado që përpiqet t’i flasë gjërat hapurazi me të, Suna nuk e mbledh dot guximin për t’i treguar atij se si qëndron e vërteta, ndaj sàjon një gènjeshtër.

Taxhi e beson dhe largohet, duke mos e shqètësuar më tepër. Suna shumë shpejt do rikthehet në shtëpi, njëherazi me Emirin dhe Rejhanin, nga të cilët mëson se si ka vajtur situata me Gylsymin. Xhavidana i dëgjon, i përqèsh në fytyrë dhe thotë me gojën plot se ëndrrat e Rejhanit janë boshe. Fjalët e Xhavidanës i nèvrikosin të gjithë por vetëm Emiri gjen guximin të flasë. Ai pyet Seferin nëse kanë ecur punimet në çiflig, pasi nëna e tij ka nevojë të zhvendoset atje një moment e më parë.