OSMANI/Balla bie në kurthin e Sulltaneshë Ismihanit

Nëna Sulltaneshë mbërrin para familjes së Oktem Beut, me Edeballënë e prangosur. Oktemi është kundër atij arrestimi dhe po ashtu edhe Alçiçeku, e cila kërkon të dijë arsyen e arrestimit. Sulltanesha nuk e pret mirë pyetjen por e fal Alçiçekun për hir të Bengit që kërkon falje në emër të së bijës.

Ndërkohë, Mallhuni po nxiton për tek Osmani, për t’i treguar se Balla ka rënë në kurthin e Sulltaneshës, e cila i ka thënë se në këmbim të saj, do e lirojë Edeballënë, por e gjitha është një kurth për hakmarrje.

Balla mbërrin para Sulltaneshës, e cila menjëherë e prangos. Në mesin e të gjithëve, Balla e quan atë një frikacake që nuk i doli dot para e vetme por sajoi një skemë të tillë. Pasi e quan edhe të mjerë, Sulltanesha e qëllon me shuplakë.

Para se Balla t’i thotë edhe një fjalë tjetër, mbërrin Osmani por është pas derës së kalasë dhe Sulltaneshën nuk e ndalon asgjë që t’a dërgojë në qeli edhe Ballën, pavarësisht se Alçiçeku tenton t’a mbrojë.