PREMTIMI/ Rejhani pranon propozimin e Xhavidanës për motrën e saj

Rejhani e dërgon Gylsymin pranë Hikmetit, për t’i treguar se personi që i ka filluar kërkimet për të, ka qenë pikërisht ai dhe gjatë kohës që Gylsymi shikon me admirim Hikmetin, Xhavidana dëgjon Nigarin që i thotë Melikesë se nuk është normale të pàndehësh të kesh motër dikë, pa bërë një anàlizë të thjeshtë ÅDN-je. Atë mendim, Xhavidana e përdor dhe e sugjeron në tavolinën e ngrënies, nga ku e largon Gylsymin në mënyrë indirekte, pasi ajo nuk qëndron dot në atë ambjent aq të sìkletshëm.

Emiri sërish e krìtikon nënën e tij, por më kot, sepse ajo e mbron veten duke thënë se nuk pranon dot një të huaj në familjen e saj. Megjithatë, fjalët e saj lënë një gjurmë të madhe në mendjen e Rejhanit. Ajo nuk e shikon si diçka të kèqe bërjen e anàlizës së ÅDN-së, por e shikon si të nevojitshme vetëm për t’ia vërtetuar Xhavidanës se ato janë motra. Për vete, Rejhani nuk mbart asnjë dýshim në kokë se Gylsymi është motra saj por nuk di se si mund t’i bëjë anàlizat, pa e bërë Gylsymin të ndihet e fýer.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Narini, të cilën e ka zënë gjumi në sallon duke pritur Kemalin që në shtëpi vjen në mëngjes, si kurrë më parë. Ajo i flet ndërsa ai nuk i përgjigjet, ashtu siç nuk i përgjigjet as kur i shkon Narini në dhomë për t’a pyetur se çfarë pròblemi ka ai. Megjithatë, i drejton atij një dhuratë modeste që i ka bërë, një stilolaps të veçantë. Në atë moment, Kemali shpèrthèn dhe thotë se nuk i duhet, pasi nuk ka një të shkuar të fshèhtë për të shkruar. Me aq, Kemali largohet, pa denjuar të tregojë diçka më shumë mbi të shkuarën e Narinit.

Ajo menjëherë telefonon Erhanin, për t’a pyetur se çfarë i ka thënë ai Kemalit por Erhani lìrisht betohet se nuk ka komunikuar fare me të. Ai gjen mënyrën për t’ia hèdhur fàjin Ajnurit, por Narini nuk e telefonon Ajnurin, pasi është e vendosur të përballet fillimisht me Kemalin. Për t’u përballur, ajo i shkon në kompani pak më vonë, por edhe aty, Kemali vijon të jetë po aq i vràzhdë ndaj saj. Përtej zyrës prej xhami, Erhani i shikon duke debàtuar me duar e këmbë dhe një buzëqeshje e madhe i përshkon fytyrën.

AMANETI/ Nana zbulon kush fshìhet pas rrèmbìmit të Jusufit

Vollkani e shikon Dujgunë shumë të trìshtuar dhe nuk qëndron dot duarkryq para asaj pamjeje por e merr veçmas atë për të biseduar. Fillimisht, ai gjen rrugën për t’a bërë atë të rrëfejë se e dashuron ende Aliun. Përveç Vollkanit, atë rrëfim aq të fortë dhe domethënës, do e dëgjojë edhe Jamuri, fshèhurazi. Pa dëgjuar gjë më shumë, atë e thërret një kolege që e shikon dhe ajo nuk e përgjòn dot më tepër bisedën. Ndërkohë Dujgu, e pranon para Vollkanit se ka një arsye tjetër përse është ndarë nga Aliu.

Ajo kërkon t’a mbajë të fshèhtë duke u ndjerë shumë në sìklet për të rrëfyer një të vërtetë të tillë por shpejt, e gjen veten para Vollkanit duke e rrëfyer atë arsye. Pasi ai mbledh veten nga shòkimi që përjeton, menjëherë i kërkon që t’ia sjellë rapòrtet mjèkësore e t’ia dërgojnë xhaxhait të tij që është mjèk, sepse ai vetë ose ndonjë koleg i tij, me siguri do e gjejnë një rrugëdalje. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nana, e kyçur ende në dhomën e saj, në shtëpinë e Jamanit. Në mendjen e saj, rri vetëm Jusufi.

Teksa ajo anàlizon disa situata, arrin të dalë në konkluzionin se Jusufin e ka rrèmbyèr Idrisi. Mirëpo, ajo nuk ia thotë dot Jamanit diçka të tillë, sepse nuk ka se si t’a jùstifikojë njohjen e saj me Idrisin. Kështu, vendos t’a gjejë e vetme Jusufin. Ajo përplas derën derisa Neslihani i shkon pranë dhe i thotë se ka vendosur t’a ndihmojë, me kushtin që Nana të mos tregojë se kush e ka ndihmuar. Nana e falenderon dhe ia del të largohet nga shtëpia, pa e ditur se gjithçka ishte një kùrth.

Neslihanin e ka dërguar vetë Jamani që t’i vihet në ndjèkje Nanës dhe ashtu bën. Por, Nana e vëren Jamanin pas vetes dhe gjen formën për t’i humbur nga sytë. Kështu, Nana shkon e vetme deri në vendin ku Idrisi po mban pèng Jusufin. Ajo i drejton një àrmè në kokë dhe i mban larg vetes derisa futet në vendin ku po mbahej Jusufi. Për çudinë e madhe të të gjithëve, Jusufi nuk ndodhet aty brenda. Ai ia ka mbàthur për të shpëtuar veten dhe kështu ka përfunduar në pyll, ku një e panjohur do e shikojë dhe do e marrë në shtëpinë e saj, për t’a ndihmuar.

AMANETI/ Një grua e panjohur shpëton Jusufin

Nana e kupton se pas rrèmbìmit të Jusufit qëndron Idrisi, pasi ajo lìdh shumë pjesë në mendjen e saj, shumë fragmente të ndara, që kur i bashkon, e bëjnë të kuptojë të vërtetën. Këtë të vërtetë kaq të madhe, ajo nuk ia thotë dot Jamanit, pasi nuk e shpjegon tek ai lidhjen me Idrisin. Nana përplàs duart në derë duke kërkuar ndihmë nga njerëzit e tjerë të shtëpisë, derisa Neslihani, me shumë ngurrim, ia hap derën. Nana e falenderon së tepërmi dhe i betohet se nuk po bën asnjë gàbim.

Neslihani e shoqëron Nanën duke e ndihmuar mos t’a zèrë njeri por në të vërtetë, e gjithë situata është një plan i Jamanit që e ka futur Neslihanin të veprojë ashtu, vetëm që t’i vìhet nga pas Nanës sapo ajo të dalë nga shtëpia. Nga taksia në të cilën Nana futet, ajo e vëren Jamanin që ka nga pas, prandaj zbret nga taksia dhe ia mbàth në këmbë, derisa Jamani e humbet nga sytë. Me pak vështirësi, Nana e gjen vendin ku po mbahet pèng Jusufi dhe sypatrèmbur i del përpara Idrisit.

Ajo rrèmbèn një àrmè nga brezi i Kazimit dhe ia drejton në kokë Idrisit. Që të dy, ajo gjen formë për t’i lìdhur që të mos e pèngojnë në gjetjen e Jusufit por kur shkon në vendin ku Jusufi mbahej, Nana nuk e gjen aty. Jusufi ia ka mbàthur për të shpëtuar veten dhe shpejt e gjen veten në mes të pyllit, pa asnjë drejtim të ditur, derisa një grua e panjohur i shkon në ndihmë dhe e merr për dore. Në anën tjetër ndodhet Dujgu me Vollkanin. Ky i fundit, është i shqètësuar për të, ndaj e merr veçmas për të folur.

Sipas tij, është mëse e dukshme që ajo ende e do Aliun dhe Dujgu e pranon diçka të tillë. Pak më tutje, Jamuri po i dëgjon në fshèhtësi dhe mbushet me mllèf kur dëgjon pohimin e Dujgusë, por nuk qëndron dot për shumë gjatë aty, pasi dikush e shikon dhe e thërret. Pas largimit të Jamurit, Vollkani vijon me insistim për të ditur se çfarë e ka ndarë Dujgunë e dashuruar nga Aliu dhe në një moment, Dujgu rrëfen të vërtetën. I shòkuar, Vollkani i kërkon të mos heqë dorë por t’i dërgojnë rapòrtet mjèkësore tek xhaxhai i tij mjèk, pasi ai ka lidhje me shumë mjèkë.

PENDIMI/ Sinani i jep vetes dënìmin e paprìtur

Ahmeti e shoqëron Zejnebin për në spìtal, me shumë nxitim. Pasi e lë në mesin e të afërmve të tjerë që janë mbledhur për Sinanin, Ahmeti futet vetë në sallën e operimit, për të marrë përsipër atë operim me aq rëndësi. Emreja që ka qenë pranë tij në momentin e plàgosjes, tregon se sa i shpërqëndruar ka qenë Sinani, si kurrë më parë, duke mos u ruajtur aspak nga krìmìnelët e àrmàtosur që do bàstisnin. Pasi dëgjon ato fjalë, Munevveri fàjëson Zejnebin, duke thënë se ka qenë ajo që e ka turbulluar mendjen e Sinanit.

Zejnebi nuk i përgjigjet aspak, ndërsa Ahmeti, orë më vonë del nga salla e operimit për të dhënë làjmin e mirë se ia kanë ndaluar gjàkderdhjen dhe ia kanë nxjerrë plùmbat. Paralèlisht, në shtëpinë e tij, Sudeja dhe Elifi shikojnë Xhanin duke qàrë dhe pyesin çfarë po ndodh, por Xhani i gènjen për të mos i mèrzitur. Vajzat fillojnë të alùdojnë se përse po qàn Xhani dhe Sudeja shpreh mendimin se mos Zejnebin e ka rrèmbyèr Arzuja. Ky mendim nèvrikos së tepërmi Elifin dhe mes tyre fillon një shèrr, të cilit i jep fund Xhani.

Ai u tregon të vërtetën se çfarë ka ndodhur dhe të tre qajnë të përqafuar për Sinanin. Në shtëpinë e tyre, për t’u kujdesur për to, do shkojë Munevveri, ndërsa Zejnebi me Ahmetin qëndrojnë në spìtal. Munevveri nuk do mirëpritet aspak nga Elifi, e cila ka arritur të kuptojë vetë se ajo e ka dëbùar nënë Zejnebin nga shtëpia saj ku ajo po qëndronte. Munevveri tenton t’i shpjegohet por Elifi nuk e dëgjon. Sakaq, làjmi i madh se ai mund të dalë nga dhoma e kujdesit intensiv, vjen. Menjëherë në atë dhomë zhvendoset edhe Zejnebi për t’u kujdesur për të.

Ditë të tëra kalojnë nèn ilàçe e përkujdesje, derisa Sinani përmendet. Gjithë të afërmit i mblidhen pranë por Sinani nuk thotë asnjë fjalë dhe as që i shikon në sy. Vazhdimisht, ai e mban kokën e sjellur nga një anë ku nuk ka njeri dhe nuk flet në asnjë moment. E frìkësuar, Zejnebi pàndeh se ai ka humbur kujtesën, por e vërteta qëndron ndrysh. Vetëm para Ahmetit, Sinani e hap gojën dhe tregon se nuk duron dot që t’ia dëgjojë më zërin vetes së tij, pasi ndjen tùrp të madh në çdo tingëllim që vjen nga zëri tij.

PENDIMI/ Ahmeti shpëton Sinanin në sallën e operimit

Ahmeti e dërgon Zejnebin me të shpejtë në spìtal, pasi mësojnë se Sinani ka marrë një plàgosje të rèndë. Sapo mbërrijnë atje, Ahmeti merr përsipër operimin e Sinanit, ndërkohë që të gjithë familjarët mblidhen në korridor për të pritur një përgjigje për gjendjen e tij. Emreja tregon se Sinani nuk e ka pasur fare mendjen në atë operacion pòlìcor, ka qenë shumë i shkujdesur dhe i turbulluar, ndaj dhe ka marrë aq shumë plùmbà. Për gjendjen e vëllasë së saj, Munevveri fàjëson Zejnebin.

Sipas saj, Sinani është rènduar psìkologjikisht për fàj të Zejnebit, që nuk e linte t’a kryente i qetë punën e tij. Gjatë asaj kohe, në shtëpi, Zejnebi ka lënë të tre fëmijët, nèn kùjdestarinë e Binurës, punonjëses së shtëpisë që tanimë është kthyer në një familjare të tyre. Vajzat, Sudeja dhe Elifi e gjejnë Xhanin duke qàrë por ai e mohon dhe thotë se diçka e pìckoi. Ato largohen për në dhomën e gjumit por atë temë nuk e mbyllin. Sudeja alùdon se mos Zejnebin e ka rrèmbyèr Arzuja por kjo gjë e nèvrikos së tepërmi Elifin.

Mes tyre lind shèrri që i jep fund Xhani, i cili gjithashtu u tregon të vërtetën, gjë që do shkaktojë ende më shumë lòt tek vajzat. Sakaq, operacioni i Sinanit përfundon por atij do i duhet ende më shumë kohë për të ardhur në vete. Ditë të tëra kalojnë, derisa Ahmeti jep làjmin e shumëpritur se Sinani do mund të kalohet në një dhomë normale, pa pasur nevojë për kujdes intensiv. Sapo del në një dhomë ku të afërmit mund t’a vizitojnë, Zejnebi zhvendoset aty, duke qëndruar ditën e natën, me shpresën se ai do zgjohet.

Motra e Sinanit, Munevveri, merr ftesë për të qëndruar në shtëpinë e Ahmetit, ku ndodhen fëmijët pa asnjë kùjdestar mbi kokë, por qëndrimi saj nuk do jetë aspak i lehtë, për shkak të Elifit që ka kuptuar se ajo e ka përzènë Zejnebin dhe tani kërkon llogari për atë gjë. Ndërkohë, Sinani zgjohet dhe sjell lumturi të madhe, por ai nuk flet, as para Zejnebit, as para motrës apo fëmijëve që shkojnë t’a vizitojnë. Vetëm në prezencë të Ahmetit që e merr në pyetje duke menduar se ka humbur kujtesën, Sinani flet e thotë se i vjen tùrp t’ia dëgjojë zërin vetes.

OSMANI/ Urrèjtja e Barkënit sa vjen e shtohet gjithnjë e më shumë

Osmani qëndron stojìk përballë Aliut, duke premtuar se do e zgjidhë ai gjithë lëmshin që është ngàtërruar mes tyre dhe se në momentin që do gjejë personin që po luan për t’i futur në shèrr me njëri tjetrin, ai do ia hèqë kokën. Pas një bisede aq të shkurtër por domethënëse për të dy, një e paprítur e tríshtë do mbërthejë fisin e Kajive. Úshtàrët sjellin një të lènduar dhe ai është pikërisht Turguti. Mes personave që e shikojnë atë skenë dhe tríshtohen, është vetëm njëri që shtíret.

Ai person është Barkëni, i cili është një tràdhtar ende i pazbuluar. Pas largimit të Aliut nga fisi tyre, Barkëni takohet me bashkëshorten e tij, Selvin, tek e cila shpreh hapurazi gjithë mllèfin që ka për Osmanin. Barkëni e shikon atë si arrògant dhe shpreh dëshirë që ai t’a pësòjë një moment e më parë. Selvi nuk e lejon të flasë më tepër pasi ndjen nevojën t’a paralàjmërojë që të bëjë shumë kujdes e të mos ia kthejë shpinën. Mbrojtja që Selvi i bën Osmanit, e nxít ende më shumë Barkënin.

Ai i jep fund bisedës duke i kërkuar me patjetër që ajo t’i bëhet krah e mbështetje atij, e më pas largohet prej saj, për të vazhduar planet e errèta kùndër tij. Paralèlisht, dy aleatët e tij të rinj, Aliu dhe i biri, po flasin për të. I biri i thotë babait se do ishte shumë më e dobishme nëse do qëndronin në qetësi e larg Osmanit, pasi Barkëni do i kryejë të gjitha punët mjaftueshëm për ato të dy. Osmani ndërkohë, është mëse i vetdijshëm se miqtë rreth e rrotull tij, janë të pakët në numër.

Ai nuk i ndalon përgatitjet as për lúfté dhe as për të mbrojtur fisin e tij. Së fundmi, ai bën një mbledhje me më të afërtit e tij si dhe me këshillin me të cilët konsultohet se çfarë hapi duhet të hedhin tani. Në atë mbledhje, Osmani veçon një person shumë të shtrenjtë për të. Ai është djali i vëllait të ndjerë, Gyndyzit. Aktemuri i shkon pranë xhaxhasë së tij, merr të gjithë kòmandat për misionet e reja që i ngarkohen, falenderon për besimin dhe premton devotshmëri e më pas largohet i pari nga mbledhja.

Flakët e fatit/ Ryja nxjerr Çiçekun nga bùrgu

Për hir të kohëve të vjetra kur ende e konsideronte motër Çiçekun, Ryja pranon të bëhet avòkatja e saj dhe nxiton për të shkuar në kòmisariat. Para Ryjasë, Çiçeku duhet të rrëfejë çdo detaj dhe ndodhi të natës kur u vrà Bylenti, dhe ajo pranon, por nuk pranon t’i hedhin fàjin Iskenderit, për të shpëtuar veten. Çiçeku shpreh zhgènjim nga Ryja që po kërkon diçka të tillë dhe i thotë asaj me bindje të plotë se ajo nuk do e trajtonte situatën njësoj, nëse jetën do ia kishte shpëtuar dikush tjetër dhe jo Iskenderi.

Sipas Çiçekut, Ryja do e trajtonte si hèro dikë tjetër që do kishte vràrè vetëm për t’a shpëtuar atë, ndërsa Iskenderin po e trajton vetëm si vràsès që duhet dènuar sa më gjatë. E ndjerë në fàj, Ryja pranon që t’a zgjidhin situatën pa e rènduar më tepër Iskenderin. Hylja, nëna e tij, është e dètyruar të pranojë një bashkëpunim mes tyre, që t’i përcjellë Iskenderit një deklaratë të sàjuar, se si ai duhet t’a bëjë rrëfimin, në mënyrë që rrëfimi tij dhe i Çiçekut të jetë i njëjtë, në një version jo të vërtetë, që ato të mos akùzohen.

Çiçeku dhe Iskenderi e kryjnë me sukses rrëfimin e tyre dhe Çiçeku lihet e lìrë menjëherë, pa pasur arsye të mbahet në kòmisariat, ndryshe nga Iskenderi, që vazhdon të mbahet aty. Pas asaj dite të lodhshme, Ryja ka nevojë të kthehet në shtëpi dhe në atë rrugë e shoqëron Serkani, i cili do gjejë rastin t’i shprehë asaj dashurinë që ndjen për të, pa pritur gjë në këmbim. Serkani kërkon vetëm të mirën e saj, ndaj dhe i sugjeron që t’a pranojë ofertën e punës për në qytetin tjetër, për në Izmir.

Ryja e pranon dhe këtë ia thotë edhe Omerit, por Omeri sërish nuk reagon aspak për t’a ndaluar. Paralèlisht, shoqja saj e sapolìruar, Çiçeku, kthehet në shtëpi bashkë me Tomrisin, ku i pret Atlasi, mëse i lumtur. Tomrisi dëgjon një bisedë mes tyre, teksa Çiçeku i premton Atlasit se do e vizitojnë sëbashku Iskenderin, ndaj dhe i del kùndër. Ajo i sqaron se nuk do t’a rrisë nipin me vràsèsin e vajzës së saj, por Çiçeku provon të kùndërshtojë. Tomrisi nuk e lejon të kùndërshtojë, por vetëm shpreh mirëkuptim për mirënjohjen që ajo ndjen ndaj Iskenderit.

Flakët e fatit/ Çiçeku nuk pranon planin e Ryjasë për t’i hedhur fàjin Iskenderit

Tomrisi arrin të bind Ryjanë që t’i shkojë Çiçekut pranë si avòkatja saj, gjë për të cilën Ryja thotë se po e bën vetëm për hir të kohëve të vjetra. Ryja i kërkon Çiçekut që ajo t’i tregojë detajisht se çfarë ka ndodhur atë natë dhe në përfundim të rrëfimit, Ryja pretendon t’i hèdhin fàjin Iskenderit, që t’a lirojnë Çiçekun, por kjo e fundit nuk pranon kurrsesi. Ajo thekson se nuk do rrënòsë më tepër personin që vràù dikë vetëm për t’a shpëtuar atë. Kjo gjë, fillon një dèbat shumë të ashpèr mes tyre.

Çiçeku vë në pikëpyetje drejtësinë e Ryjasë, duke i thënë me bindje të plotë se ajo do e kishte quajtur hèro Omerin nëse do kishte vràrè për të por Iskenderin që ia shpëtoi jetën, e quan thjesht vràsès. Pas atyre fjalëve, Ryja pranon të nxjerrë Çiçekun që aty, duke mos e démtuar fare Iskenderin. Ryja i bën të qartë, Hyljës, nënës së Iskenderit, se nëse do që t’a shpëtojë djalin e saj, duhet të bashkëpunojë. Falë bashkëpunimit të tyre, Çiçeku dhe Iskenderin arrin të thonë të njëjtën deklaratë para pòlìcisë.

Lírimi i Çiçekut, mundësohet menjëherë. Ajo rikthehet në shtëpi, pranë Atlasit, që lumturohet pafund kur e shikon aty. Ai kërkon të dijë edhe për Iskenderin, për të cilën Çiçeku i thotë se do i shkojnë ato pranë atij. Tomrisi i dëgjon dhe me pak stil largon Atlasin, ndërsa Çiçekut i bën të qartë se nuk do lejojë që nipi t’i rritet me vràsèsin e vajzës, prandaj duhet t’a mbajë larg Iskenderin. Çiçeku përpiqet t’a jùstifikojë Iskenderin dhe Tomrisi mirëkupton mirënjohjen që ajo ka që ai ia shpëtoi jetën, por rithekson se nuk ka vend për Iskenderin në jetët e tyre.

Sakaq, përtej tyre, Omeri i shkon pranë Zejnebit, duke mbajtur në dorë unazën që ajo i la. Ai thotë se ka kuptuar që nuk di të dashurojë, nuk di t’a shprehë kurrë atë që ndjen dhe largohet duke ia lënë unazën asaj në dorë, me qëllimin që ai të sqarojë se ka hequr dorë përfundimisht nga diçka e mundshme mes tyre. Omeri kthehet në dyqanin e tij, nga ku shikon nga larg Ryjanë që po e shoqëron në shtëpi Serkani. Ky i fundit, në formë të paprítur, atë natë, i rrëfen dashurinë Ryjasë, duke sqaruar se nuk pret gjë prej saj.

PREMTIMI/ Rejhani merr në shtëpi motrën e saj

Gylsymi qëndron përpara Rejhanit dhe Emirit, duke u thënë se nuk është zhvàtëse parash dhe do ua kthejë paratë që ai pagoi për të, por për momentin ka vetëm 5 lìra në dorë, të cilat ia lë Rejhanit në dorë. Kjo e fundit, mes lòtësh përpiqet t’a bindë se duhet t’i japë një mundësi marrëdhënies së tyre, por më kot, Gylsymi nuk pranon, duke thënë se ato janë shumë të ndryshme, veçanërisht në standartin e jetës. Para se të largohet, Gylsymi merr një telefonatë nga personat që i bàstisën shtëpinë.

Duke i theksuar se asgjë nuk ka mbaruar me aq, ato i tregojnë se ia kanë vënë flàkën shtëpisë së saj. Rejhani merr shkas nga ajo fatkèqësi dhe arrin t’a bindë atë që për pak ditë, të qëndrojë në shtëpinë e tyre. I pari dhe i vetmi person që i del kùndër, është Xhavidana, e cila fillimisht e akùzon se ua ka ndòtur shtëpinë me aromën e saj të rèndë, më pas e akùzon se po i màshtron pasi i làkmon ajo pasuri. E lènduar, Gylsymi merr të largohet, por Rejhani e ndalon largimin e saj, duke i theksuar edhe Gylsymit edhe Xhavidanës se ajo shtëpi është edhe e saj.

E xhìndosur, Xhavidana i shkon pranë të birit, të cilin tenton t’a bindë që t’a largojnë Gylsymin, të cilën e quan “zhvàtëse”, por Emiri thotë me gojën plot se ajo do qëndrojë aty dhe se për të qëndruar, e kanë bindur me shumë vèshtirësi. Në kohën që ato flasin, Gylsymin e shoqëron edhe Zejnebi me Sunën, që shprehin lumturi të madhe për ardhjen e saj dhe ribashkimin me Rejhanin. Paralèlisht, në anën tjetër ndodhet Ajnuri, shoqja e Narinit që dètyrimisht iu bind Erhanit dhe i tregoi Kemalit disa të fshèhta të së shkuarës së Narinit.

E mèrzitur për gjendjen në të cilën ka rènë, ajo e telefonon Erhanin për t’i thënë përfundimisht se asnjëherë më nuk do bëjë diçka për qëllimet e mendjes së tij, të cilën e quan “të sëmùrë”. Çaste më vonë, Narini vjen në shtëpi dhe vëren Kemalin që dukshëm dallon se po mban qëndrim. Ajo përpiqet të flasë me të por ai e shmang me jùstifikimin e punës, derisa me atë jùstifikim del fare nga shtëpia. Narinit i ngelet mendja tek ai dhe kur ora shënon shumë vonë, ajo e telefonon, por Kemali zgjedh të mos i përgjigjet.

PREMTIMI/ Rejhani i tregon vendin Xhavidanës për herë të parë

Ajnuri përfundon misionin që Erhani i dha dètyrimisht për tek Kemali dhe menjëherë e telefonon atë, duke i thënë me gojën plot se kjo ishte hera fundit që ajo bën diçka, e urdhëruar nga ai. Ajnuri e quan të sëmùrë dhe thekson se nuk do të ketë më punë fare me të. Pak çaste më vonë, Narini vjen në shtëpi dhe vëren se Kemali nuk është aspak si zakonisht. Ajo përpiqet të flasë me të dhe madje i shkon edhe nga pas për t’a pyetur nëse është mirë, por Kemali fshìhet pas jùstifikimit të punës.

Koha kalon dhe Kemali vijon të qëndrojë mbi kompjuter gjoja duke punuar por mendjen e ka tek e shkuara e Narinit. Duke mos qëndruar dot më gjatë në shtëpi, ai del fare, po me jùstifikimin e punës. Narini e telefonon sepse shqètësohet për të, por ai nuk dëshiron t’i përgjigjet dhe nuk përgjigjet. Paralèlisht, në anën tjetër ndodhet nipi i tij Emiri, që bashkë me Rejhanin dëgjojnë me çudi Gylsymin, e cila u thotë se paratë që kanë paguar për të, janë bòrxh i saj dhe do ua kthejë një më një. Sa për atë ditë, ajo u lë një shumë minimale në dorë, prej vetëm 5 lìrash tùrke. Rejhani i përgjèrohet të qëndrojë, por Gylsymi është e lènduar.

Ajo ndihet e bràktisur nga Rejhani ndërsa kjo e fundit i betohet se nuk ka qenë në dijeni se ajo jeton, derisa Emiri i tregoi për kërkimet e dètektivit. Para se Gylsymi të përgjigjet, ajo merr një telefonatë nga burrat me të cilat atë ditë ishte në kònflikt. Ato i tregojnë vetë se për hàkmarrje ndaj saj, ia kanë vënë flàkën shtëpisë. Gylsymi praktikisht mbetet pa shtëpi por Rejhani që e dëgjon, gjen formën e duhur dhe e bind për të qëndruar së paku për pak ditë pranë tyre. Në gjithë atë familje, vetëm një person është kùndër qëndrimit të Gylsymit.

Ajo është Xhavidana, e cila e ofèndon duke i thënë se e gjithë shtëpia po mban erë mbèturinash prej saj dhe Gylsymi ndihet aq kèq, saqë tenton të largohet, por Rejhani nuk e lejon. Duke e parë në sy Xhavidanën, Rejhani thekson se ajo shtëpi është edhe e saj dhe askush nuk e largon dot një mysafire që ajo ka ftuar. E irrìtuar pafund, Xhavidana tenton t’a bindë Emirin se po gàbon rèndë, por Emiri nuk ndikohet fare nga ajo. Ashtu si djali i saj, as vajza e saj Suna dhe as Zejnebi nuk e ofèndojnë Gylsymin, por përkundrazi, e afrojnë maksimalisht.