AMANETI/Vizitori surprizë i Nanës acaron Jamanin

Aisheja përgatit një sofër të larmishme në shenjë falenderimi ndaj Feritit dhe Vollkanit, që i shpëtuan jetën. Ato betohen se do e shtypin nevojën për t’u kruar dhe shkojnë, por në fund të drekimit, Aisheja e mëson çfarë po fshehin.

Ajo frikësohet se mos do ua përcjellin atyre çfarëdo që kanë, ndaj dhe i përzë. Ardhjen e Feritit në shtëpinë e tyre për drekim, e mëson edhe Koraji, i cili nuk e përjeton aspak mirë.

Megjithatë, për të mos e humbur ende më shumë Aishen, ai nuk i thotë asgjë asaj. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Nedimi, i cili merr një ofertë shumë të majme për të tradhëtuar Jamanin dhe nuk i përgjigjet as për “po” dhe as për “jo”.

Gjatë asaj kohe, Jamani ndodhet në shtëpi, duke shtypur xhelozinë e tij para se të mësonte nëse vizitori Nanës do ishte mashkull apo femër dhe pasi e shikoi se është mashkull e i puthi dorën Nanës, xhelozon aq sa nuk u qëndron dot pranë

.

Për familjen time/Shengyli fajëson Kadirin për Ogulxhanin

Berku e kalon gjithë natën në spital për t’i qëndruar pranë Ajbykesë, ndërkohë që nëna saj i ulëret Kadirit duke e mbajtur atë si fajtorin e gjithë situatës. Teksa presin me zemër në dorë për Ogulxhanin, ky i fundit takohet me vdekjen.

Ai pëson vdekje klinikë dhe të gjithë qajnë me dënesë por fati do që ai të vazhdojë të jetojë, falë ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve. Në dhomën tjetër, Xhemileja qan me dënesë sepse mëson se motra saj ka vdekur.

Përveç saj, të gjithë largohen nga spitali pasi Ogulxhani zgjohet dhe është shëndoshë e mirë. Ndërkohë, dikush tjetër po përballet me frikën e humbjes së familjes dhe ai person është Akifi, që ka rënë në presionin e të birit.

Kaani, djali tij i jashtëligjshëm dhe i fshehtë nga të gjithë, po shfrytëzon çdo situatë dhe mundësi që i është dhënë, duke bërë çdo veprim si Doruku dhe duke fituar menjëherë pëlqimin e vajzave në shkollë, veçanërisht të Susenit.

Për familjen time/Ogulxhani përballet me vdekjen

 

Xhemileja qan me dënesë për humbjen e së motrës, ndërkohë që Shengyli qan me dënesë nga frika se do e humbasë të birin. Ajo fajëson Kadirin ndërsa ky i fundit hesht. Në spital gjithashtu do qëndrojë edhe Berku, për Ajbykenë.

Të gjithë njëherazi përjetojnë tmerrin e madh kur Ogulxhani pëson vdekje klinike por për fat, mjekët arrijnë t’a kthejnë në jetë dhe vetëm pak orë më vonë, ai zgjohet, shëndoshë e mirë, duke i lumturuar pafund të gjithë familjarët.

 

Në anën tjetër ndodhet Akifi me frikën e shkatërrimit të familjes së tij, që mbahet në majë të gjuhës së djalit të tij të paligjshëm, Kaanit. Ky i fundit, ka xhelozi tepër të madhe për Dorukun, duke e shikuar si të preferuarin e babait të tyre.

Edhe në shkollë, Kaani shkon me shofer personal dhe pasi mëson nga ai disa gjëra për Dorukun, bën njësoj siç bën ai. Me hyrjen e tij në shkollë, Kaani merr pëlqimin e menjëhershëm të Susenit.

Vajza në dritare/Hafizeja qëndron përballë përgjegjësisë më të madhe

 

Metini i përgjërohet Hafizesë që t’ia japë letrat Nalanit, duke theksuar se ajo është shpresa tij e fundit për të rrëfyer të vërtetën tek Nalani, para se ai të vdesë, por Hafizeja nuk premton dot se do e bëjë.

Në ato momente, Nalanit po i shembet bota mbi kokë dhe çdo mendim e ndjenjë e rrëfen para Muzos, i cili e shokon duke i treguar se ai dhe Bilura kanë qenë në dijeni por ai nuk e ka lënë Bilurën t’i tregojë asaj.

Me miksimet e ndjenjave e mendimeve që ka, Nalani shkon në shtëpi, për ku e shoqëron Muzo, por nuk pranon të flasë as me Bilurën dhe as me njeri tjetër, por kërkon vetëm të flejë. Paralelisht, dikush tjetër po mendon për të, përveç Hajriut.

Ai është Sedati, i cili i është nënshtruar kurimit vetëm që të bëhet më i mirë e të ketë një shans tjetër me Nalanin. Mëngjesin e të nesërmes, Nalanin e kontakton Hajriu i cili kërkon të ballafaqohen dhe ajo pranon.

Vajza në dritare/Nalani pranon ballafaqim me Hajriun

 

Sedati del nga terapia mëse i kënaqur dhe shkon në shtëpi me buzëqeshje të madhe, duke u treguar versionin e tij të ri, atë më të mirin. Asnjërit nuk ia pranon se terapinë po e bën për të rifituar Nalanin por ato e dinë.

Nalani në ato momente ndodhet pranë vëllasë së Sedatit, Muzos, i cili e shokon duke i treguar se ai dhe Bilura e kanë ditur se Hajriu është i martuar. Me lëmshin e madh në kokë dhe në grykë, Nalani rikthehet në shtëpinë e saj, në heshtje.

Hajriu ndërkohë bisedon për të me shokun e tij të ngushtë, para të cilit betohet se nuk do heqë dorë nga dashuria tij për Nalanin. Mëngjesin e të nesërmes, ai e kontakton sërish Nalanin dhe ajo i përgjigjet duke pranuar ballafaqim.

Sakaq, Hafizeja shkon sërish pranë Metinit që është buzë vdekjes. Ai i kërkon me përgjërim që t’ia dorëzojë Nalanit letrat që ka shkruar për të por Hafizeja nuk premton dot sepse e ka amanet nga Ferideja që t’a mbajë Nalanin larg tij.

PREMTIMI/Narini bën veprimin e papritur

Rejhani lumturohet shumë nga premtimi i Emirit se do ia mësojë të përdorë makinën por atë lumturi do e ndërpresë telefonata ku e lajmërojnë se Merjemi me Hasanin nuk gjenden gjëkundi. Menjëherë, ato dalin t’i kërkojnë.

Shqetësimi tyre merr fund shpejt, nga një telefonatë që ua bën vetë Merjemi. Sakaq, nëna Emirit, Xhavidana, merr mesazhe nga numri Talazit, pa e ditur se pas atyre mesazheve qëndron Xhemreja, e betuar për hakmarrje.

Pas atyre mesazheve, Xhemreja telefonon Jonxhën, të cilën e ka shqetësuar shumë me zhdukjen e saj, prej kohësh. Xhemreja maskohet me paruke dhe del nga shtëpia, pavarësisht frikës dhe kundërshtimit të Talazit.

Ndërsa në anën tjetër ndodhet Narini, në krye të punës pa humbur kohë por njëkohësisht duke mos hequr dorë përfundimisht nga martesa me Kemalin, sepse unazën nuk e heq dot nga gishti.

PREMTIMI/Emiri i bën një premtim Rejhanit

Xhemre përdor fshehurazi telefonin e Talazit, për t’i dërguar Xhavidanës mesazhe siç ajo dëshiron, duke e futur në lojën e saj. Ajo gjithashtu maskohet, për të dalë nga shtëpia me paruke, ndonëse Talazi nuk do.

Ai i frikësohet se mos do i zërë të dy policia por ajo sërish del dhe për t’u takuar, lajmëron Jonxhën, e cila është personi i vetëm që i ka mbetur dhe që deri më atë moment, ka qenë shumë e shqetësuar për të.

Ndërkohë, në shtëpinë e Xhavidanës ndodhet edhe Rejhani me Emirin, ku ky i fundit i premton se do e mësojë të përdorë makinën. Lumturinë e tyre do e ndërpresë një telefonatë ku i lajmërojnë se Merjemi është zhdukur.

Ato pandehin se i ka ndodhur diçka e keqe por ajo i telefonon vetë dhe i tregon se ndodhet fare mirë, bashkë me Hasanin. Sakaq, shoqja saj Narini, nuk e heq unazën e martesës nga gishti, edhe pse i ka dhënë fund asaj martese.

AMANETI/Nedimi vepron fshehurazi nga Jamani

Koraji qëndron në komisariat me shpresën se Feriti nuk do e shpëtojë dot Aishen, në mënyrë që të jetë vetë Koraji ai që do e shpëtojë, por gjërat nuk shkojnë siç do ai dhe Feriti vjen në komisariat bashkë me të.

Aisheja e falenderon Feritin para të gjithëve e më pas largohet për në shtëpi, ndërsa Feriti zë në një qoshe Korajin, të cilin e ofendon në mënyrën më të ulët që ka rrezikuar jetën e Aishes për të qenë vetë hero.

Sakaq, në anën tjetër po përjetohet një tjetër dashuri e pamundur, ashtu si ajo mes Korajit dhe Aishes. Nedimi gjen letrën e dashurisë së shkruar nga Nana dhe betohet se nuk do ia dorëzojë ndonjëherë Jamanit.

Ndërkohë Jamani, shikon entuziasmin e Nanës për vizitën që do ketë nga një person që ka katër vite pa e takuar. Ai ende nuk e di nëse bëhet fjalë për shok apo shoqe dhe kjo e bën të ndjejë xhelozi por megjithatë e lejon t’a takojë brenda shtëpisë.

AMANETI/Jamani përjeton xhelozi për Nanën

Nedimi merr nga Jusufi letrën e dashurisë së shkruar nga Nana dhe betohet se nuk do e lejojë t’a lexojë Jamani. Ai tenton edhe t’a djegës por Jamani vjen në çast dhe Nedimi s’ia del dot.

Çaste më vonë, Jamani dëgjon një bisedë telefonike të Nanës, e cila lajmërohet se po i vjen nga Amerika një person që nuk e ka takuar prej vitesh. Jamani bëhet xheloz duke mos e ditur nëse është shok apo shoqe por megjithatë e lejon t’a ftojë në shtëpi.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Koraji që shpreson deri në sekondën e fundit që Feriti të mos bëhet heroi i Aishes, por Feriti bëhet. Pasi Aisheja e falenderon Feritin në mesin e të gjithëve, ajo largohet për në shtëpi.

Ndërkohë Feriti, ka mësuar se çfarë plani ka pasur Koraji dhe e merr veçmas duke e zënë në grykë, teksa e ofendon e kritikon pafund që ka rrezikuar jetën e Aishes për të qenë vetë hero.

 

Vajza në dritare/ Nalani shikon gruan dhe fëmijët e Hajriut

Dondy merr një ftesë të papritur nga Ismaili, pronari i dyqanit nga ku ato furnizohen me mish dhe në bisedën e parë me të, ajo ndihet më së miri. Në anën tjetër ndodhet Bilura, e cila me zor e mban veten nga rrëfimi para Nalanit.

Muzo e ndihmon të përmbahet duke iu bashkuar në darkimin e tyre, ku dhe i sjell të gjitha rrobat e bizhuteritë e shtrenjta që Nalani nuk kishte pranuar t’i merrte nga martesa me Sedatin. Ky i fundit, vijon të jetë i fiksuar pas saj.

Për shkak të fiksimit, ai, me ndihmën e Xhavitit, pranon të marrë ndihmë profesionale nga një psikologe. Sakaq, për Nalanin do bisedojë edhe Hafizeja me Metinin që është në prag të vdekjes në spital.

Ajo i kërkon mes lotësh që të mbahet fort pas jetës, duke i thënë se Nalani ka nevojë për të. Në ato çaste, Nalani vendos t’i shkojë në shtëpi Hajriut pa e lajmëruar dhe kështu shikon me sytë e saj gruan dhe fëmijët e tij.